“Rama, Berisha, Balluku, 3 emra, 1 fat, llogaridhënie”/ Pankartat që “ndezën” sot protestën: O Ramë nuk shkohet në Europë si Putin dhe Xi
Protesta qytetare për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë ka hyrë sot në ditën e saj të 27-të, me pjesëmarrje të shumtë në qendër të Tiranës.
Qytetarë nga zona të ndryshme të vendit janë mbledhur, si çdo mbrëmje, për të kërkuar jo vetëm largimin e qeverisë aktuale, por edhe ndryshimin e asaj që e cilësojnë si “kastën e vjetër politike” dhe reformimin e establishmentit që, sipas tyre, ka dominuar jetën politike të vendit për 36 vite.
Ashtu si në protestat e mëparshme të “Revolucionit Flamingo”, pankartat kanë qenë një nga elementët më domethënës të tubimit, duke përcjellë mesazhe të forta politike dhe qytetare.
Mes pankartave të mbajtura nga protestuesit spikatnin mesazhet:
''35 vite pushtet, 3 emra, 1 fat: Llogaridhënie.”
“Europa mbështet demokracinë, jo korrupsionin.”
“Shqipëria nuk është në shitje.”
“O Ramë, nuk shkohet në Europë si Putini dhe Xi.”
“Nuk ju mjaftuan 36 vite në kurrizin e shqiptarëve, zotërinj PUSHT-etarë?”





Pas fjalimeve në shesh, protestuesit pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, duke vijuar protestën e 27-të me radhë për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës dhe largimin e qeverisë.
Po ndodh...
Rikthimi te propozimet e Bashës dhe themelet e Shqipërisë së Re
ide
S'ka më “E Keqja më e Vogël”
Pse protesta rrezikon “Trekëndëshin e Bermudës” dhe partitë e reja?!
Evolucioni i një flamengoje të gjatë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128