Tërmetet katastrofike në Venezuelë, bilanci tragjik shkon në 920 viktima
Të paktën 920 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën të mërkurën, bëri të ditur të premten kryetari i Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodríguez.
Sipas autoriteteve, nga lëkundjet sizmike janë plagosur të paktën 3.360 persona, ndërsa 383 ndërtesa kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme.
Rodríguez deklaroi se të paktën 172 persona vazhdojnë të jenë të bllokuar nën rrënoja, ndërsa ekipet e shpëtimit po vijojnë operacionet për gjetjen e të mbijetuarve.
Zona më e goditur është La Guaira, e cila është vendosur plotësisht nën kontroll ushtarak për të lehtësuar operacionet e emergjencës. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë drejt zonës së fatkeqësisë.
“E vlerësojmë dëshirën e madhe të njerëzve për të ndihmuar, por rrugët që përdoren për transportimin e të plagosurve po bllokohen.
Mënyra më e mirë për të ndihmuar është të mbahen rrugët të lira, në mënyrë që ekipet mjekësore dhe ato të shpëtimit të kryejnë punën e tyre sa më shpejt dhe në mënyrë efektive”, deklaroi Rodríguez.
Po ndodh...
Rikthimi te propozimet e Bashës dhe themelet e Shqipërisë së Re
ide
S'ka më “E Keqja më e Vogël”
Pse protesta rrezikon “Trekëndëshin e Bermudës” dhe partitë e reja?!
Evolucioni i një flamengoje të gjatë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128