Deputeti britanik i tregon vendin Ramës: Të mos japë leksione dikush që po largon rininë nga vendi i tij
Ndërsa protestat qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës kanë hyrë në muajin e parë dhe pakënaqësia ndaj qeverisjes vijon të rritet, kryeministri shqiptar ka marrë kritika të forta edhe nga jashtë vendit.
Këtë herë, goditja ka ardhur nga deputeti konservator britanik Andrew Rosindell, i cili i ka kujtuar Ramës realitetin e hidhur të Shqipërisë që po zbrazet nga të rinjtë.
Rosindell reagoi në platformën X ndaj deklaratave të mëparshme të Ramës për Brexit-in, duke e akuzuar kryeministrin shqiptar se merret me komentimin e politikës britanike, ndërsa shmang problemin më të madh të vendit që drejton: largimin masiv të shqiptarëve.
Deputeti britanik kujtoi se gjatë vizitës së tij në Tiranë vitin e kaluar kishte takuar shumë të rinj, të cilët i kishin shprehur dëshirën për t’u larguar nga Shqipëria për shkak të mungesës së perspektivës. Sipas tij, ky fenomen mund të intensifikohet edhe më tej pas hyrjes së Shqipërisë në zonën Shengen.
Rosindell solli në vëmendje edhe një fakt që ka rënduar prej vitesh imazhin e vendit: në vitin 2022, shqiptarët ishin grupi më i madh i emigrantëve që mbërritën ilegalisht në Britaninë e Madhe me gomone.
Për deputetin britanik, kjo nuk është një çështje që mund të anashkalohet me batuta politike, por një tregues i qartë i dështimit për t’u dhënë të rinjve arsye për të ndërtuar jetën në vendin e tyre.
“Kryeministri Rama është i lirë të komentojë për Britaninë, ashtu siç jam i lirë të komentoj për Shqipërinë. Vitin e kaluar fola me shumë të rinj shqiptarë në Tiranë, të cilët më thanë se donin të largoheshin nga vendi, gjë që do të bëhet edhe më e mundur me hyrjen e Shqipërisë në Shengen.
Në vitin 2022, shtetasit shqiptarë ishin grupi më i madh që mbërriti ilegalisht me anije të vogla në Mbretërinë e Bashkuar.
Pyetja e vërtetë është pse kaq shumë të rinj shqiptarë ndienin se duhej të largoheshin nga vendi i tyre në radhë të parë. Do të marr leksione mbi sovranitetin nga populli britanik, jo nga një kryeministër i huaj. Brexit kishte të bënte me vetëqeverisjen demokratike dhe ky parim mbetet po aq i rëndësishëm sot sa kurrë më parë”, shkruan deputeti britanik.
Deputeti britanik theksoi gjithashtu se nuk do të marrë “leksione mbi sovranitetin” nga një kryeministër i huaj, duke nënvizuar se Brexit ishte një vendim demokratik i popullit britanik.
Po ndodh...
Rikthimi te propozimet e Bashës dhe themelet e Shqipërisë së Re
ide
S'ka më “E Keqja më e Vogël”
Pse protesta rrezikon “Trekëndëshin e Bermudës” dhe partitë e reja?!
Evolucioni i një flamengoje të gjatë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128