Tokat në Zvërnec/ SPAK kontroll te zyrtarët e Hipotekës së Vlorës

26 June 2026, 22:35 / AKTUALITET ALFA PRESS
Tokat në Zvërnec/ SPAK kontroll te zyrtarët e Hipotekës

 

SPAK ka ushtruar kontrolle ndaj disa punonjësve të Hipotekës së Vlorës, në kuadër të një hetimi që lidhet me çështjen e tokave në Zvërnec.

Burime bëjnë me dije se në fokus të hetimeve janë katër zyrtarë: Rembrand Dine, Vanessa Bylo dhe Ergyst Skenderi.

Kontrollet janë zhvilluar në kuadër të veprimeve hetimore të SPAK, ndërsa dyshohet se ato lidhen me procedurat e administrimit dhe regjistrimit të pronave në zonën e Zvërnecit.

Prej disa kohësh, SPAK ka nisur hetime mbi mënyrën e përfitimit të tokave në zonën e mbrojtur të Zvërnecit nga një rrjet i dyshimtë individësh dhe kompanish, si edhe mbi procedurat e zbatimit të projektit për ndërtimin e resorteve turistike, i promovuar si një investim i lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan, Jared Kushner.

 
 

Po ndodh...

ide