Franca mbyll me fitore perfekte grupin, Dembele shkëlqen me tregolësh ndaj Norvegjisë

26 June 2026, 23:41 / SPORT ALFA PRESS
Franca mbyll me fitore perfekte grupin, Dembele shkëlqen me tregolësh

Franca ka siguruar vendin e parë në Grupin I të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti bindshëm Norvegjinë me rezultatin 4-1 në ndeshjen e zhvilluar në Massachusetts.

Ylli i mbrëmjes ishte Ousmane Dembele, i cili realizoi një tregolësh spektakolar gjatë pjesës së parë, duke i dhënë “Gjelave” kontroll të plotë të takimit. Norvegjezët gjetën golin e vetëm me Thelo Aasgaard në minutën e 21-të, por nuk arritën të rivalizonin me ritmin e francezëve.

Po ndodh...

ide