Ordered the murder of Marius Hasalla, his cousin is sentenced to 25 years in prison

2026-02-03 10:01:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

 

Ordered the murder of Marius Hasalla, his cousin is sentenced to 25 years in

34-vjeçari Laert Hasalla, i cili kishte porositur një vrasje që mbeti në tentativë, është dënuar me 25 vite burg.

Hasalla ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Dyshohej se ai kishte porositur vrasjen e Marius Hasallës në vitin 2023 për gjakmarrje.

Nga hetimet e kryera, rezultoi se Laert Hasalla kishte paguar 31 vjeçarin Mariglen Matjani, aktualisht i dënuar, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e Marius Hasallës.

Nga të shtënat mbeti e plagosur Bajame Sejena, halla e Marius Hasallës, e cila udhëtonte në të njëjtin automjet me të.

Njoftimi i policisë

Ekzekutohet vendimi i Gjykatës Fier, dënohet me 25 vite burg shtetasi Laert Hasalla.

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, 34-vjeçari dënohet me 25 vite burg.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Fierit, e cila e dënoi me 25 vite burg, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë, shtetasin:

L. H., 34 vjeç, banues në fshatin Garunjas, Lushnjë.

Ky shtetas ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohej se kishte porositur vrasjen e shtetasit M. H., në vitin 2023.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi L. H. kishte paguar shtetasin M. M., 31 vjeç (aktualisht i dënuar), i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e shtetasit M. H.

Si pasojë e të shtënave, mbeti e plagosur shtetasja B. S., e cila udhëtonte në të njëjtin automjet me shtetasin M. H.

Për shkak të gjakmarrjes, 22-vjeçarit Marius Hasalla, iu organizua një atentat, por e plagosur mbeti vetëm halla e tij, Bajame Sejena, pasi ndodheshin në një automjet.

Në pranga ranë Mariglen Matjani dhe Laert Hasalla. Ky i fundit ishte porositësi i atentatit dhe sipas policisë ka paguar Mariglen Matjanin që të vriste Marius Hasallës, ndonëse plani nuk shkoi ashtu siç ishte planifikuar. Ai donte vdekjen e Marius Hasallës, sepse 2 vite më parë pasi i ati i Mariusit, ka vrarë Romeo Hasallën, vëllanë e Laert Hasallës.

Konflikti mes familjeve Hasalla

Gjithçka ka nisur për një konflikt toke prej 2 hektarësh që është kthyer mollë sherri mes dy familjeve Hasalla. Përplasjet mes tyre kulmuan në vitin 2021, kur Kastriot Hasalla qëlloi me armë zjarri ndaj kushërinjve të tyre, duke lënë të vdekur 30-vjeçarin, Romeo Hasalla dhe të plagosur Shaip Hasallën së bashku me dy djemtë e tij, Emiljano dhe Laert Hasallën. Për ngjarjen u arrestua edhe Afrim Hasalla por më pas u la i lirë, pasi Kastriot Hasalla u vetëdorëzua në polici duke pranuar krimin. Ai është dënuar me 35 vite burg.

 

Happening now...

ideas