“S’jam këtu për dramën e familjes sime!”, Veliaj përballë Ols Dados në Administrative: Kam konflikt interesi me të!

Zbardhet dëshmia e Erion Veliajt sot në gjykatën Administrative teksa ky i fundit po përballet me prokurorin Ols Dado. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb detaje nga gjyqi ku po trajtohet ankesa e Veliajt, për përjashtimin nga trupa e gjykimit, të prokurorit Dado.
Veliaj tha se nuk ishte për mëshirë në këtë gjykatë.
“Nuk jam këtu për mëshirë. S’jam këtu për dramën e familjes time. Jam këtu për të treguar se çfarë i shkaktoi kjo Bashkisë së Tiranës. Nesti Angoni nuk ekziston, nuk di kë të kallëzoj!”, mësohet të jetë shprehur Veliaj. Ndërkohë, gjyqtari i çështjes i tha Veliajt që të fokusohej te çështja në fjalë. “Fokusoji tek çështja. Gjykata ka detyrë të orientojë te procesi.”, tha gjykatësi.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Veliajt, i cili shtroi pyetjen se “Cili është dëmi që i kam shkaktuar Tiranës? S’e kam mbjellë pemë? S’e kam ndërtuar 50 shkolla e çerdhe.”, tha Veliaj. Ndërkohë, gjykatësi i sugjeroi Veliajt që të fokusohej te objekti i kërkesës. “Fokusoji të objekti i kërkesë padisë”, tha ai. Kryebashkiaku tha se: “Me Ols Dadon jam në konflikt interesi, pasi ai me telefonin e prokurorisë ka kërkuar leje ndërtimi. Dado vinte shpesh në Bashkinë për të kërkuar jo vetëm leje për veten. Vënia e njerëzve në detyra kur nuk plotësojnë kriteret, jo vetëm tek unë, por tek bashkia e Tiranës, ka sjellë pasoja të rënda. Sot nuk firmos më tek bashkia e Tiranës, që kanë të bëjnë me këtë njeriun. Sot plehrat janë sheshit, se edhe unë erdha dot këtu dhe pashë. Ditën që jam arrestuar kam inauguruar një kopsht në Kashar, janë 14 muaj s’është hapur një kopsht.”, tha kryebashkiaku.
Happening now...
ideas
Renaissance is Disaster Capitalism
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128