FOTO/ 'Piranjat' denoncuan mashtrimin, ‘magjistarja’ që zhvaste njerëzit kërcënon gazetarët dhe operatorin

2026-04-03 11:46:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

FOTO/ 'Piranjat' denoncuan mashtrimin, ‘magjistarja’

Pas publikimit të një historie mashtrimi nga gazetarët e emisionit “Piranjat” ku denoncohej një individ i quajtur Elena Demollari, e cila hiqej si magjistare dhe zhvaste personat në vështirësi, kjo e fundit ka reaguar me shume agresivitet dhe madje me tone kërcënuese.

Në disa postime publike në rrjetet sociale, kjo zonjë ka shpërndarë imazhe të rënda ku gazetarët dhe kameramanët e emisionit paraqiten brenda në arkivol. Pamjet e publikuara nga vetë ajo janë shoqëruar me mesazhe kërcënuese shoqëruar me emra të përvetshëm që paralajmërojnë fundin e grupit televiziv të Piranjave.

Pavarësisht se postimet më pas janë fshirë, ajo që ka ndodhur është një këmbanë alarmi se si individë të tillë marrin guxim të kërcënojnë publikisht gazetarët, të cilët denoncojnë abuzimin dhe padrejtësitë në këtë vend./Dosja.al

FOTO/ 'Piranjat' denoncuan mashtrimin, ‘magjistarja’

FOTO/ 'Piranjat' denoncuan mashtrimin, ‘magjistarja’

 

Happening now...

ideas