Candidate for Tirana?! Braçe: I don't plan to be Rama's successor. There is a lot of debate in the PS! Some in a low voice and some in a loud voice…!
Në emisionin “Top Story” u diskutua rreth mundësisë së kandidaturës së socialistit Erion Braçe në Bashkinë e Tiranës.
Ai u shpreh se nuk do të ndryshojë kryesocialistin Edi Rama dhe se nuk e ka në planë të jetë pasardhësi i tij.
“Unë nuk po kërkoj të ndryshoj Ramën. Nuk kam ndërmend, as kam kërkuar të ndryshojë Edi Rama apo të marr unë përsipër ta ndryshoj.
Kjo në Tiranë kanë qenë në dëm të kryeqytetit, nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës”, u shpreh Rama.
“Nuk ka autoritarizëm brenda Partisë Socialiste”, deklaroi deputeti Erion Braçe, ndërsa shtoi se ka imponim.
Ai pranoi se imponimi i vendimeve pa diskutim është një problem serioz, duke nënvizuar se brenda PS ka diskutime, si me tone të larta ashtu edhe të ulëta.
“Nuk ka autoritarizëm brenda PS. Ka impononim dhe kur vjen pa debat është problem shumë i madh.
Ka debat në parti plot, ca me zë të lartë dhe ca me zë të ulët. Edhe në shtëpi ngrihet zëri, çfarë problemi i krijon shoqërisë kjo gjë? Unë e respektoj shtëpinë time dhe nuk e kam në karakter që atë që e them ta nxjerr jashtë. Nuk dua ta bëj. Çfarë i jap PS unë? Atje brenda do i jap trajtë demokratike”, tha ai.
Happening now...
ideas
Renaissance is Disaster Capitalism
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128