TNT explosion targeting crime agent's car, suspected perpetrator arrested in Lezha!
Policia e Lezhës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në lagjen “Besëlidhja”, ku u hodh në erë me eksploziv automjeti i një agjenti të krimeve.
Në kuadër të operacionit të koduar “Zoomed In”, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar, Fatjon Rrika, 32 vjeç, me precedent penal në Itali për vjedhje me armë.
Finalizohet operacioni i koduar “Zoomed In”.
Zbardhen autorësia dhe rrethanat e ngjarjes së ndodhur 2 ditë më parë, në lagjen “Besëlidhja”, ku u shkatërrua me eksploziv, automjeti i një punonjësi policie.
Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i krimit. I arrestuari, shtetas me precedent në Itali, për vjedhje me armë.
Ai u kap duke lëvizur me ciklomotorin me të cilin kishte shkuar për të kryer shpërthimin.
Si rezultat i veprimeve hetimore intensive të kryera me qëllim përcaktimin e autorësisë dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 15 mars 2026, në lagjen “Besëlidhja”, ku u shkatërrua me lëndë plasëse, automjeti i punonjësit të Policisë, shtetasit Gj. Gj., shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, finalizuan operacionin e koduar “Zoomed In”.
Gjatë operacionit, u identifikua si rezultat i vëzhgimit të hollësishëm të një sërë pamjesh filmike të siguruara në akse të ndryshme, autori i dyshuar i rastit, shtetasi F. Rr., 32 vjeç.
32-vjeçari u arrestua në fshatin Zhejë, Kurbin, teksa drejtonte të njëjtin ciklomotorin, me të cilin dyshohet se kishte shkuar në vendngjarje, ditën e kryerjes së krimit.
Në vijim të operacionit, nisi procedimi penal për babanë e shtetasit F. Rr., shtetasin N. Rr., 66 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre, u gjet një armë gjahu, e cila posedohej pa leje.
Ciklomotori dhe arma e gjahut u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Vijon hetimi në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara penale, një shtetas që dyshohet se ka bashkëpunuar me 32-vjeçarin, për kryerjen e këtij krimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Happening now...
Blaming Gaz Bardhi for the statutory changes
ideas
The Statute Review and Berisha's Sinking Boat
Will the new justice system unite the SP and the DP?
Sovereignty as a fig leaf
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128