Blaming Gaz Bardhi for the statutory changes
Një ditë më parë, një ndër vendimet e kryesisë së Partisë Demokratike ishte ngritja e një grupi pune për ndryshimet statuore në parti. Në krye të këtij grupi nuk u vendos as më shumë dhe as më pak vetëm se dora vetë Gaz Bardhi.
Pikërisht ai që për t’u dukur më ‘berishist se vetë Berisha’ ka deklaruar sa herë i është dhënë rasti për ta rikonfirmuar besnikërinë zvarritëse ndaj Doktorit duke u shprehur se është kundër ‘nenit Basha’. Atij neni, pra, që sanksionon dorëheqjen e kryetarit dhe mundësinë e të mos kandiduarit nëse humbet zgjedhjet.
Dhe Berisha si mjeshtër i madh i këtyre intrigave brenda oborrit të partisë që tashmë e ka pronë të padiskutueshme ka vendos Gaz Bardhin me argumentin se vetëm ai mund të mos bëhet gazi botës me ato që thotë dhe bën.
Në fakt, ka gjetur njeriun adapt për t’i thënë demokratëve vërtet unë e premtova ‘nenin Basha’, por ja s’më la Gaz Bardhi, ai është jurist dhe e kupton mjaft mirë se si funksionojnë këto punët e neneve dhe ligjeve.
Është e kotë t’i kujtojmë lexuesit se çfarë ka deklaruar vetë Berisha për këtë nen gjatë periudhës së Foltores së tij të parë ashtu sikurse është e kotë t’i përmendësh militantëve të partisë se e gjithë përplasja dhe lufta 2-vjeçare brenda kësaj force politike u bë pikërisht nën argumentin e mungesës së demokracisë, e hapjes së partisë, e një kryetari të kontrolluar nga strukturat etj., etj.
Të gjitha këto janë kot, sepse argumenti ka vlerë në një organizatë që mbizotëron arsyeja. Në të kundërtën, në ato që mbizotëron idhujataria dhe bindja ndaj liderit, ‘aq më keq për argumentin dhe faktin’.
Pavarësisht të gjithave, nuk ka ndryshim statuor që e ngjall PD-në nga vdekja klinike ku e ka çuar Sali Berisha. Kjo edhe me ndihmën e atyre që bërtasin sot në media dhe janë kundër rizgjedhjes së tij në krye të PD-së.
E për t’i vënë kapak këtyre rreshtave, sa për Gaz Bardhin që e kanë vendosur në krye të grupit të punës për ndryshimet statuore, titulli i shkrimit duhet lexuar me kujdes që të mos asociohet emri në fjalë me imazhin e ujkut për të cilin aludon shprehja popullore...
Happening now...
ideas
Blaming Gaz Bardhi for the statutory changes
The Statute Review and Berisha's Sinking Boat
Will the new justice system unite the SP and the DP?
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128