Tragic accident in Durrës, Balla: SP proposes preventive measures against irresponsible drivers

2026-05-07 11:02:02 / POLITIKË ALFA PRESS

Tragic accident in Durrës, Balla: SP proposes preventive measures against

Në seancën e kësaj të enjteje, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla kërkoi shtyrjen e diskutimit për çështjen e Kodit Rrugor, për të shqyrtuar dhe për të pasur më shumë kohë.

Nisur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Durrës ku humbën jetën dy fëmijë, Balla nënvizoi se 2 deputetë të PS, kanë depozituar disa amendamente, për marrjen e masave parandaluese ndaj drejtuesve të mjeteve të papërgjegjshëm

“Nisur nga diskutimet që bëmë ditën e hënë, nga të dyja krahët e kësaj salle, të cilët me të drejtë iu referuan ngjarjes së rëndë që ndodhi ditën e diel në Durrës, deputetë të PS kanë propozuar disa amandamente të cilët kanë në fokus masa parandaluese ndaj drejtuesve të papërgjegjshëm dhe në këtë këndvështrim që edhe kolegët e grupit parlamentar të PD t’i shohin gjithashtu, kërkojmë shtyerjen e diskutimit të kësaj çështjeje, me qëllim që të kemi konsensusin e duhur. Besoj se të gjithë biem dakord për ta shtyrë, që të kenë kohë edhe kolegët e tjerë të shohin”, tha Balla.



Happening now...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova