Special-Figures and facts/ Violence, the plague that is destroying the Albanian family!

2023-02-12 13:55:16 / AKTUALITET ALFA PRESS

Special-Figures and facts/ Violence, the plague that is destroying the Albanian

In Albania, the phenomenon of violence against women and girls continues to be a challenge for the authorities and society. Reports of this domestic violence in the last 5 years according to the Institute of Statistics have increased by 21%, and in 2022 they tripled compared to 2021. According to the authorities, this shows that it has been hidden.

These are some types of violence experienced by women and girls where the psychological and then the physical dominate.

Special-Figures and facts/ Violence, the plague that is destroying the Albanian

Gjatë viteve të pandemisë së COVID- 19 ky fenomen u përkeqësua, gjë që çoi në rritjen e numrit të vrasjeve të grave dhe vajzave sepse  pandemia i vuri akoma më shumë në rrezik nga dhuna në familje vajzat dhe gratë qe u detyruan të rrinë brenda mureve të shtëpisë me dhunuesit e tyre. Pamundësia për të dalë lirisht jashtë dhe për t’u mbeshtetur tek rrethi i miqve, varësia financiare (një pjese e tyre humbën punën për shkak të pandemisë), mungesa e informacioneve rreth ku mund të kërkonin ndihmë, bënë që fillimisht të uleshin ndjeshëm numrat e denoncimeve. Pas fushatave ndërgjegjësuese lidhur me shërbimet për gratë që vuanin nga dhuna, pati një rritje shumë të ndjeshme të raportimeve dhe telefonatave për ndihmë, në dy muajt e izolimit u trefishuan thirrjet për ndihmë në Linjën Kombëtare të këshillimit falas 116117.

Zyrtarët nënvizojnë se ka disa përmirësime ligjore me qëllim zbutjen e këtij fenomeni ndërsa përfaqësues të shoqërisë civile thonë së ende mbetet shumë për të bërë.

Sipas shifrave më të fundit të publikuara  nga zyrat e policisë së shtetit dhe INSTAT raportohet për 5213 të dëmtuar nga dhuna dhe nga krimet e tjera në familje, nga të cilët 3760 janë gra/vajza,  një trefishim  krahasuar me 2021 ku raportoheshin  1374 gra dhe vajza. Nga kjo shifër, 2205 prej këtyre grave dhe vajzave të viktimizuara janë lëshuar urdhëra të menjëhershëm mbrojtjeje.

Përtej të rriturve, që shkaktojnë dhunën apo të dëmtuarit të parë, një pasojë po aq e rëndë kalon edhe tek të vegjlit. Përgjatë 2022-shit,  të dëmtuar nga dhuna dhe krime të tjera të ndodhura në familje, janë 266 fëmijë, 109 prej të cilëve janë pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Për veprën penale “Dhuna në familje”, ka filluar procedimi penal për 1884 raste. Të dëmtuar nga kjo vepër penale kanë qenë 1370 gra/vajza dhe 107 të mitur.

Janë evidentuar 10 raste të veprës penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.

Special-Figures and facts/ Violence, the plague that is destroying the Albanian

 Dhuna në familje është një fenomen kaq i përhapur në shoqërinë shqiptare.  Herë me shkak ekonominë e dobët, herë me shkak abuzimi me pijet alkoolike apo drogërat, nga ato të lehta e deri tek të fortat, e jo rrallëherë lojërat e fatit.

 Gra që dhunohen psikologjikisht e fizikisht, madje, në disa raste, dhuna ka shkuar deri në ekstrem, duke përfunduar me vrasje.  Në vitin që lamë pas, raste të tilla të dhunës në marrëdhënie familjare, ishin sërish në shifra tejet shqetësuese.

 

 

Happening now...

ideas