Scary statistics, mental health illnesses are spreading rapidly among young people

2023-06-07 21:32:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

Scary statistics, mental health illnesses are spreading rapidly among young

Even in Albania, although the figures are few and not updated, they show that the number of people with mental health problems has experienced a frightening increase.

Lost in the system, the foundations of mental health in Albania are being shaken. Clear proof is the numerous cases of people with mental health illnesses wandering the streets, but also the high number of suicides. Referring to INSTAT data, suicides are 3.5 times higher than murders.

More specifically, in 2021, 42 murders were recorded, but the number of suicides reached 218 cases. The highest number of suicides was recorded in 2016 with 225 cases. If we add to the figures 156 people who lost their lives as a result of mental illnesses throughout 2021, the burden of these illnesses becomes even heavier.

According to the WHO, suicide is the second leading cause of death among individuals aged 15-29 and the third leading cause of death for individuals aged 15-44. Worldwide, approximately 800,000 people die each year due to suicide.

"Mental health problems have long since started to be at the top of the pyramid of health problems and need to be addressed in a creative but also persistent way," said psychiatrist Neli Demi.

Referuar të dhënave të mbledhura nga sistemi parësor dhe përmbledhur në një studim një realizuar nga UNFPA, sëmundjet e shëndetit mendor kanë pësuar një rritje 57%.  Nëse në vitin 2008 në regjistrat e sistemit parësor figuronin 780 persona me probleme të shëndetit mendor për 100 mijë banorë, në vitin 2018 kjo shifër u rrit në 1222 persona me probleme të shëdetit mendor për 100 mijë banorë.

Për të kuptuar përmasën dramatike të kësaj sëmundje le t’ju referohemi të vetmeve shifra që janë të publikuara në faqen e Institutit të Shëndetit Publik dhe që i përkasin vitit 2015. Këto shifra u përkasin vetëm personave që u janë drejtuar qendrave komunitare dhe nuk përfshijnë spitalet psikiatrike. Përgjatë këtij viti janë më regjistruar afërsisht 50 mijë persona që kanë kërkuar ndihmë në shërbimin parësor.

Siç e shikoni vetëm në tre qendrat komunitare të Tiranës, në vitin 2015 janë kryer gjithsej rreth 20 mijë vizita, nga të cilat 4 mijë kanë qenë raste të reja. Po ashtu edhe Shkodra ka deklaruar një numër të lartë vizitash, me një total prej 13 mijë e ndjekur nga Korça me rreth 11 mijë vizita.

Shqetësuese janë të dhënat edhe për të fëmijët dhe adoleshentët. Përgjatë vitit 2015 janë kthyer rreth 4 mijë vizita, por e dhëna më dramatike është ajo që mbi 5 mijë adoleshentë rezultojnë me kartelë klinike. Dhe kjo vetëm në Tiranë.
Situata ka ardhur duke u përkeqësuar pasi Covid hapi kutinë e pandorës sa i përket sëmundjeve të shëndetit mendor.
Valentina Asabella, drejtoreshë e qendrës komunitare të shëndetit mendor nr.3 në Tiranë, tregon se përgjatë viteve të pandemisë trendi ka pësuar një rritje të madhe. Kjo qendër komunitare mbulon një popullsi prej rreth 380 mijë banorë, duke përfshirë edhe Kamzën.

Sipas saj rritje ka pasur qoftë numri i pacientëve të rinj, qoftë numri i rasteve të agravuara. Por rritja më e madhe, e cila vazhdon edhe përgjatë muajve të parë të këtij viti, është shënuar ndër fëmijët dhe adoleshentët. Ajo që e bën edhe më shqetësuese është numri i rasteve të reja të shfaqura përgjatë një viti.

“Viti 2022 ka qenë vit me shumë për adoleshentët. Rreth 2000 vizita, nga të cilat 1300 raste të reja”, u shpreh drejtoresha e qendrës komunitare të shëndetit mendor, Valentina Asabella.

“Gjatë këtij viti ka një rritje edhe më të madhe të adoleshentëve kemi pasur një rritje të madhe të numrit të fëmijëve dhe adoleshentëve përgjatë kësaj periudhë te vitit 2023, ku kanë dominuar abuzimi me substanca, me pije energjike , me kafe apo cigare”, tha Valentina Asabella.

Nëse në vitin 2017 në këtë qendër kërkuan ndihmë për shëndetin mendor rreth 700 adoleshentë dhe fëmijë, në vitin 2021 kurba e atyre që kërkuan ndihmë u trefishua duke u ngjitur në 2300 fëmijë dhe adoleshentë.
Njëjtë si të rriturit edhe fëmijët apo adoleshentët vuajnë që nga diagnoozat madhore deri tek ato më elementare.

Vitet e fundit mes tyre vihet re një rritje e pacientëve me çrregullimet të ankthit dhe të stresit, depresion, por rreth 20 % e tyre vuajnë nga sindroma më e rëndë e shëndetit mendor që është skizofrenia apo edhe çrregullimet bipolare.

“Periudha e izolimit dhe pandemisë, ka bërë që të rinjtë ti drejtohen hashashit që e konsiderojnë si shpëtim.  Në shumë raste kur ne i këshillojmë se janë të dëmshme, kemi hasur në rezistencë, pasi e konsiderojnë një zgjidhje më të mirë se anksiolitikët. Edhe varësia nga anksiolitikët është një sëmundje më vete të cilën ne e trajtojmë, por varësia nga hashashi dhe substancat narkotike është shumë e rëndë dhe me pasoja shumë më të rënda në jetën e personit”, u shpreh për Inside Story Valentina Asabella.

A ka shenja që na bëjnë të kuptojmë se shëndeti mendor i fëmijëve po bëhet i cenueshëm? Tek prindërit, kërkohet kujdes maksimal për të konstatuar problemet që në hapat e parë.

“Tek fëmijët unë do të sugjeroja që të ishin të vëmendshëm, ndryshime të sjelljes, tenton të izolohet, të bëjë veprime të çuditshme, me padëshirë për tu marrë me aktivitete që më parë ishin me interes…problem janë lojërat online, nëse gjatë pandemisë ne i rekomandomin për të shmangur izolimin, tani ato po luajën efektin e kundërt dhe duhet ti shmangin për të evituar izolimin”, u shpreh drejtoresha Valentina Asabella.

OBSH përllogarit se rreth 9 milionë fëmijë dhe të rinj në Evropë jetojnë me ndonjë çrregullim të shëndetit mendor. Në këto kushte alarmi bëhet më i madh për kujdes ndaj kësaj kategorie. Ekspertët paralajmërojnë se epidemia e shëndetit mendor do të jetë shumë më e gjatë dhe shumë më e vështirë se ajo e covid 19.

"It will be longer than the Covid pandemic because the psychological consequences may not appear immediately in their full form, but when they appear they need much more time than the pandemic itself," said Valentina Asabella.

Happening now...