
Tentoi të fuste në Portin e Durrësit 34 mijë euro të padeklaruara, arrestohet 38-vjeçari

Janë sekuestruar në portin e Durrësit 34 mijë euro të padeklaruara, arrestohet një 38-vjeçar, Jahje Zebi.
Njoftimi i plotë:
Port Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pjesëtimi”, sekuestrohen 34 000 euro të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.
Operacioni, nga Policia Kufitare e portit të Durrësit, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, falë inteligjencës informative.
Tentoi të fuste në vendin tonë, 34 000 euro që ua kishte ndarë pasagjerëve në furgonin e tij, me qëllim mosdeklarimin konform ligjit, arrestohet në flagrancë 38-vjeçari.
Shkon 6 numri i tentativave të goditura gjatë muajve të fundit, për të futur ilegalisht në vendin tonë, shuma të mëdha parash.
Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, bazuar në analizën e riskut, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë intensifikuar kontrollet me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare. Në vijim të këtyre kontrolleve, në kuadër të operacionit policor të koduar “Pjesëtimi”, shërbimet e Policisë kaluan në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjetin (furgon) e linjës “Bari-Durrës”, me drejtues shtetasin J. Z.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 34 000 euro të cilat shtetasi J. Z. ua kishte ndarë 4 pasagjerëve në furgonin e tij, me qëllim futjen në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi J. Z., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.
ideas


Si do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër

Trimat mediatik ndaj Lul Bashës
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128