Albin Kurti në Bruksel: Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që Kosovës t’i jepet sa më parë statusi i vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Gjatë mbërritjes së tij në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Kurti theksoi se Kosova ka pritur prej kohësh për këtë hap dhe se avancimi i saj drejt integrimit evropian bazohet në meritë dhe në progresin e arritur në disa fusha.
Deklarata e plotë:
Jam shumë i lumtur që jam në Bruksel. Presim një shkëmbim konstruktiv idesh dhe mendimesh për rrugën përpara. Presim statusin e vendit kandidat për vendin tonë. Është vonuar prej kohësh. Kemi dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE dhe jemi i vetmi vend pa statusin e kandidatit. Nuk po kërkojmë favore, por njohjen e përparimit të Kosovës, të zhvillimit demokratik, sundimit të ligjit, të drejtave politike dhe luftës kundër korrupsionit.
Statusi i vendit kandidat jo vetëm që është shumë i rëndësishëm, por është edhe çështje urgjente. Çdo muaj ka zgjedhje në kontinentin tonë dhe çdo gjë ka rëndësi. Duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi për zgjerimin me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për t’i dhënë Kosovës statusin e vendit kandidat mbi bazën e meritës, sepse e meritojmë.
Po ndodh...
ide
No one is above the Law!
Hostage parties, hostage politics, hostage Albania!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


