Shi, stuhi dhe reshje dëbore, parashikimi i motit për këtë të enjte

Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas parashikimit meteorologjik, reshjet do të nisin që në orët e para të 24-orëshit, fillimisht me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.
Situata pritet të jetë më problematike në zonat veriperëndimore, ku reshjet do të jenë me intensitet mesatar deri të lartë, në formën e shtrëngatave dhe stuhive, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Ky fenomen parashikohet të jetë i pranishëm që nga orët e para të mëngjesit deri në orët e vona të mbrëmjes.
Gjatë ditës, reshjet e shiut do të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët deri mesatar. Ndërsa në zonat perëndimore dhe jugperëndimore, gjatë pasdites dhe kryesisht në mbrëmje, priten reshje me intensitet mesatar deri të lartë, herë pas here në formën e shtrëngatave, me shkarkesa elektrike dhe rrebeshe afatshkurtra.
Ndërkohë, në zonat malore të veriut dhe verilindjes, në lartësitë mbi 1200 metra mbi nivelin e detit, parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare pritet të arrijë deri në 20 m/s.
Në det, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 3-5 ballë.
Top Channel
Po ndodh...
ide
No one is above the Law!
Hostage parties, hostage politics, hostage Albania!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


