Murders of two US citizens, federal immigration agents in Minneapolis will be equipped with body cameras

Agjentët federalë të emigracionit të dislokuar në Minneapolis, në shtetin e Minesotës, do të pajisen me kamera trupore, njoftoi Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare (DHS).
Sekretarja e DHS-së, Kristi Noem, bëri të ditur se masa hyn në fuqi “menjëherë”, duke theksuar se çdo oficer në terren në Minneapolis do të jetë i pajisur me kamera trupore. Sipas saj, programi pritet të zgjerohet në rang kombëtar sapo të sigurohet financimi i nevojshëm.
Vendimi vjen në një klimë të tensionuar, pas vdekjes së dy qytetarëve amerikanë muajin e kaluar, Alex Pretti dhe Renee Good, gjatë një vale operacionesh federale të emigracionit në zonën e Minneapolisit.
Sipas raportit të mjekësisë ligjore të Qarkut Hennepin, vdekja e Alex Pretti-t më 24 janar është cilësuar si vrasje, pasi ai ka pësuar plagë të shumta nga armë zjarri të qëlluara nga një ose më shumë oficerë të zbatimit të ligjit. Pretti ndërroi jetë në spital, pak pasi u transportua në urgjencë.
Autoritetet federale kanë bërë të ditur se dy agjentët e përfshirë në incident mbanin kamera trupore dhe janë pezulluar përkohësisht nga detyra. Ndërkohë, Departamenti i Drejtësisë ka hapur një hetim për shkelje të të drejtave civile.
Presidenti Donald Trump, i pyetur për vendimin, deklaroi se kamerat trupore janë përgjithësisht pozitive për forcat e rendit, pasi ndihmojnë në sqarimin e ngjarjeve dhe shmangien e pretendimeve të rreme.
Pas incidentit, administrata Trump largoi shefin e patrullës kufitare në Minneapolis dhe e zëvendësoi atë me Tom Homan, i cili ka zhvilluar takime me autoritetet lokale për të ulur tensionet. Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, dhe kryebashkiaku i Minneapolisit, Michael Frey, kanë kërkuar tërheqjen e plotë të agjentëve federalë nga qyteti.
Aktualisht, mbi 3 mijë agjentë federalë të emigracionit ndodhen në Minesotë, në kuadër të një operacioni të gjerë të urdhëruar nga presidenti Trump, i cili ka premtuar një goditje të fortë ndaj emigracionit të paligjshëm.
Happening now...
ideas
Hasimja kërkon të
For the reform parties, the government and the opposition
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128

