Bulevardi kthehet në “arenë lufte”/ Protestuesit godasin me gurë efektivët dhe autobotin, policia përgjigjet me ujë me presion dhe gaz lotsjellës, mes të lënduarve edhe fëmijë

2026-11-29 14:41:00 / POLITIKË ALFA PRESS
Bulevardi kthehet në “arenë lufte”/ Protestuesit godasin

Situata para Kryeministrisë vijon të jetë e tensionuar, ku përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë janë përshkallëzuar. Disa prej qytetarëve kanë hedhur gurë në drejtim të efektivëve dhe autobotit të ujit, ndërsa ky i fundit u është përgjigjur me spërkatje me ujë për shpërndarjen e turmës.

Efektivët e policisë kanë vijuar përpjekjet për të shpërndarë protestuesit, ndërsa paralelisht kanë nisur edhe shoqërimet e qytetarëve. Në disa momente, persona të pranishëm në protestë janë përpjekur të ndërhyjnë për të nxjerrë protestuesit nga duart e efektivëve.

Përplasjet kanë shkaktuar edhe të lënduar, mes tyre raportohet se ka edhe fëmijë. Disa prej tyre kanë marrë ndihmën e parë nga protestuesit e tjerë, të cilët u kanë ardhur në ndihmë duke i asistuar dhe duke përdorur edhe ujë fiziologjik.

 

 

Po ndodh...

ide