8 orë përplasje, dhunë molotovë e gaz lotsjellës, mbyllet protesta e dytë kombëtare
Pas rreth tetë orësh tensionesh dhe përplasjesh të vazhdueshme mes protestuesve dhe forcave të Policisë, është mbyllur protesta e dytë kombëtare kundër qeverisë, e zhvilluar këtë të diel në Tiranë.
Tubimi nisi në sheshin “Skënderbej”, ku qytetarët u mblodhën dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ajo që fillimisht ishte një protestë me karakter politik, u shoqërua me episode të dhunshme pas mbërritjes së protestuesve përpara godinës së qeverisë.
Situata u përshkallëzua kur disa prej pjesëmarrësve hodhën molotovë, fishekzjarrë dhe kapsolla në drejtim të kordonit policor. Në përgjigje, efektivët ndërhynë me gaz lotsjellës dhe spraj me piper, në përpjekje për të shpërndarë turmën dhe për të larguar protestuesit nga godina e Kryeministrisë.
Përplasjet vijuan edhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa situata u zhvendos më pas drejt sheshit “Skënderbej” dhe rrugëve përreth. Efektivët u vunë në ndjekje të protestuesve, duke ndërhyrë për të shpërndarë grumbullimet dhe për të rimarrë kontrollin e hapësirave publike.
Protesta e kësaj të diele erdhi vetëm një ditë pas përplasjeve të rënda të 28 Nëntorit, ku dhjetëra persona, mes tyre protestues, efektivë policie dhe gazetarë, kërkuan ndihmë mjekësore. Edhe gjatë tubimit të sotëm u raportuan të lënduar. Sipas Reuters, autoritetet raportuan 12 persona të lënduar të dielën, pas më shumë se 60 të lënduarve një ditë më parë.
Kjo është dita e dytë radhazi e protestave masive kundër qeverisë, të cilat prej javësh shoqërohen me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama. Pakënaqësia lidhet me akuzat për korrupsion, papunësinë dhe problematikat në arsim, ndërsa përshkallëzimi i dhunës ka shtuar shqetësimet për situatën e rendit dhe sigurisë në kryeqytet.
Po ndodh...
ide
Why does it always have to be "Lulzim Basha too"?
No one is above the Law!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


