Ku mbeti McGonigali Sali?!

2023-03-14 22:04:27 / IDE SHëNIM

Ku mbeti McGonigali Sali?!

E enjtja e 2 Marsit duhet të jetë objekt i një hëtimi të SPAK dhe një analize të ftohtë të shantazhit përmes dosjeve të krimit dhe korrupsionit.

Atë të enjte ishin ulur të gjithë ithtarët e Saliut përpara TV dhe prisnin se si udhëheqësi do ta demaskonte Edi Ramën, do ti nxirrtë në shesh lidhjet e tij me Mcgonigal, aferat ku ishte përfshirë, madje kishte nga ata që prisnin që si një luan Berisha ti sulej dhë ta shqyente edhe fizikisht Ramën.


Beteja nisi. Edi Rama e mori fjalën. Nisi te degjoheshin reagimet nga foltorja, që kundërshtonin apo sulmonin Ramën. Ai vazhdonte i qetë, një qetësi që askuah spo e kuptonte nga i vinte, ndërkohë që pritej një përballje e fortë e Berishës që për javë të tëra nuk kishte lënë seancë të zhvillohej, kishte sulmuat deri dhe me video intime zonjat e PS, sot e kishtë mundësinë  e përballjes me Ramën.
Kryeministri vazhdonte i qetë me ton normal. Për një moment toni i tij u ngrit, zëri u bë kërcënues ndersa tha: “Zoti i ndihmoftë rrugëhumburit që vijnë pas jush me kuaj flokëkaltër dhe me autobusë që paguhen nga puna e ndershme e personit Z, e personit Y, e personit M.L dhe disa personave të tjerë të lidhur me ta përmes ruletave që mbikëqyr Europoli”

Salla ra në heshtje të thellë, deputetët shihnin njëri tjetrin në sy, dhe fshehurazi Berishen i cili ishte skuqur, sytë i kishte picërruar dhe ishte me shpresën që ajo me të cilën po e kërcënonte Rama nuk do të ishte e vertet. Rama vazhdoj me çështjen dhe sa u duk se u kalua ai moment, Rama solli në vëmendje një tkeyër fakt, të cilin në Tiranë e dinë të gjithë, bashkëpunimin e shtetasit Z ( Shkelzen Berisha) me Erjon Veliaj në ndërtimin e kullave në Tiranë.

“Te Lana po, aty Deripaska është duke kompromentuar, duke korruptuar lalin për të kapur ujërat e zeza tani që flasim, përmes personit ZH i cili i lidhur me një person Z kanë gjetur rrugën që të shkojnë te lali që është personi EV.”

Kjo e rëndoj situatën. Rama mbaroj dhe iku. Pas tij Berisha mbajt një fjalim të thatë, dhe iku. Jo betejë nuk pati, përballje jo e jo, seanca ishte model, e qetë, aq e qete sa ne pjesën më të madhe të saj Socialistët ishin të vetëm në sallë. Ithtarët e Saliut mbetën me pultim në dorë dhe panë se si udheheqësi nuk guxoj ti thotë asgjë Edi Ramës nga ato që thoshtë në konferenca apo ato tubimet para parlamentit.

Ky moment u kalua në heshtje. Shumë se kuptuan, të tjerë se besuan. Nga ajo ditë kanë kaluat 12 ditë.

A keni dëgjuar më Sali Berishën ta përmend Mcgonigal?

A keni degjuar ndonje akuze për këtë çështje?

Edhe kur e përmen e perdor si sulm nga ambasadorës amerikane.

U harrua tërësisht ajo betejë për jetë a vdekje me Edi Ramën. Ai ia mbylli gojen Sali Berishës duke i treguat me gisht përshirjen e djalit të tij në afera të paligjshme dhe në bashkpunim me Veliajn ne Tiranë.

Kjo është një skemë e pastër shantazhi, kjo është një vepër penale që keyeministri i vendit përdor imformacionin shtetëroe të përfshirjes se djalit të Sali Berishës në veprimtari kriminale për te shantazhuat Sali Berishën, ose mbajtir peng siç Berisha e ka qef e siç mundohet tia veshë të tjerëve.

Do mjaftonte kjo fjali që SPAK të thërrisye Ramën për sqarime, mjafton kaq për të kuptuar se si është marrë peng Sali Berisha dhe që po e shkatërron PD për interesat e tij personale.

Por ky nuk është rasti i parë që ndodh një skemë e tillë shantazhi në parlament. Të njëjten gjë i ka bërë Sali Berishës edhe Ilir Meta në parlament, kur i kujtoj se në videot e të ndjerit Dritan Prifti ishte dhe Shkëlzen Berisha për të cilin kishte dhënë dorheqje.

Pra sot Sali Berisha është peng i Edi Ramës dhe i Ilir Metës. Sikundër më Sali Berisha merr me vete edhe Edi Tamën dhe Ilir Metën po u larguan. Kjo i ben ata të jenë bashkë. Për këtë aesye bëjnë gjithcka për të mbajtur njeri tjetrin.

Happening now...

ideas