The last trial in PD

2023-02-21 12:36:29 / IDE NGA FITIM ZEKTHI

The last trial in PD

The movement led by Mr. Berisha, called "Foltorja", although at the beginning it defined itself as a completely conservative movement, which would restore the skewed values ​​of the right, which would "make a stronger party , more open and more united", is in every respect a completely left-wing movement.

The most problematic, most serious and most destructive aspect is the way this movement sees and understands justice. Always an individual, an organization, a party, a certain political system builds and internalizes a community of moral and political values, which have a certain source and lie coherently in relation to each other. Of course, circumstances may dictate that certain details of this set of moral values ​​become incoherent or not organically connected with others. In any case, these details should remain details and should not affect the essence.

This has always happened throughout history, but never has a serious organization, a serious individual, a serious system had inconsistencies or deviations that affect the essence. When the essence is affected, then the individual or organization in the moral sense is something rotten, dead. The "Foltor" movement, although it defines itself as right-wing, as conservative in what is the essence of a community of moral and political values, is completely left-wing, even completely socialist or communist.


Ka muaj të tërë që “Foltorja” flet për të drejtën që ajo ka si pasojë e faktit që ka shumicën, si pasojë e faktit që anëtarët e PD-së në shumicë janë me të apo si pasojë e faktit që votuesit e PD-së janë me të. Nuk ka rast që z.Berisha të mos thotë se kuvendi i dhjetorit tregoi, anëtarësia tregoi, anëtarësia vendosi që “ne jemi shumica dhe ne kemi të drejtën e drejtimit të partisë demokratike”.


Nuk ka rast që z.Berisha dhe njerëzit e grupit të quajtur të Rithemelimit të mos thonë që 6 marsi tregoi, që 6 marsi vendosi se kujt i takon shumica dhe se kujt i takon PD. Për Berishën dhe për ndjekësit e tij, e drejta është me shumicën, e drejta caktohet nga shumica. Për ta nuk ka fare rëndësi nëse u respektua statuti, nëse u respektua e drejta, nëse u ndoqën parimet bazë të së drejtës.

Për ta duket shumica, populli, anëtarësia janë përcaktuesit supremë të së drejtës. Për ta nuk ka gjykatë dhe nuk duhet të ketë gjykatë që të marrë në shqyrtim çështjen e legjitimitetit të drejtimit të PD-së. Çështja nuk shtrohet nëse “Foltorja” ka apo jo shumicën në anëtarësi të PD-së apo në bazën e PD-së. “Foltorja” mund të ketë shumicën, mund të ketë edhe më shumë nga sa kishte muaj më parë, mund të ketë më pak, mund të mos ketë fare mbështetje pas disa muajsh apo mund të ketë 100% të bazës pas disa muajsh. Këto janë gjëra totalisht pa rëndësi kur flitet për të drejtën. Shumica dhe pakica, janë gjëra të përkohshme, të lëvizshme. Ngaqë janë të tilla mbi to si koncept nuk ndërtohen dot parime dhe ngaqë janë të tilla vendet dhe popujt zhvillojnë zgjedhje përndryshe nuk do të bënim zgjedhje kurrë.

E drejta, për të djathtën është diçka universale, nuk varet nga dita apo muaji kur flasim, nuk varet nga ai që ka shumicën apo pakicën në ditën kur flasim, nuk varet nga ngjyra e njerëzve apo nga niveli i arsimit të popullsisë. E drejta është e tillë në çdo kohë dhe në çdo popull dhe nuk përcaktohet nga sa njerëz e mendojnë diçka të drejtë. E drejta mund të jetë edhe në anën e një njeriu kundër të gjithë botës. E djathta këtë koncept ka për të drejtën dhe ajo është organizuar politikisht, ka hyrë në sistemin politik dhe garon në sistemin politik që prej dy shekujsh vetëm për përmbushjen e këtij qëllimi ose për mos shkatërrimin e këtij koncepti për të drejtën nga komunistët, socialistët apo radikalët e çdo lloji.

Në botë, siç dihet, kur ra shoqëria tradicionale, kur ndodhën revolucionet (sidomos ai francez), kur nisën të krijohen sistemet politike partiake e drejta filloi të konsiderohet si diçka që ka të bëjë me shumicën, me popullin, me revolucionin. Në emër të kësaj të drejte, në emër të së drejtës që e përcakton revolucioni dhe shumica u bënë krime, u vranë njerëz, u terrorizua shoqëria dhe feja, u tjetërsuan prona. I pari ishte revolucioni francez që e themeloi dhe e ngjizi këtë koncept për të drejtën, konceptim që më pas u mor gjerësisht dhe u vendos në zemër të së majtës. Bash si reaksion ndaj këtij kuptimi dhe ndaj kësaj qasjeje politike u krijua dhe u organizua e djathta, konservatorja.

Sot shohim që në Shqipëri nga ish-Partia Demokratike, e cila u themelua si e djathtë, pavarësisht një mijë inkoherencave dhe problemeve, nga Partia Demokratike që u ngrit kundër filozofisë kriminale të Partisë së Punës dhe sidomos kundër idesë se e drejta caktohet nga shumica apo nga populli del një lëvizje që mbron bash gjënë më të majtë, zemrën e së majtës, atë që prej së cilës e majta nxjerr justifikimin për dhunë dhe krime.

Për Robespierre-in, për Marat-in, për Danton-in, që kryen krime të përbindshme në Francë gjatë revolucionit, e drejta ishte diçka që caktohet nga populli nga shumica. Për Lenin-in, për Enver Hoxhën, për Pol Pot-in, e drejta ishte diçka që caktohet nga shumica. Babai i këtij koncepti të tmerrshëm për të drejtën është Rusoi (Rouseaux).

Ai formuloi konceptim e vullnetit të përgjithshëm, i cili do të ishte ligji dhe e drejta përfundimtare. Sipas këtij koncepti, vullneti i përgjithshëm është i pagabueshëm, i patransferueshëm dhe i pandashëm. Për Rusoi-in shumica nuk gabon kurrë, vullneti i saj nuk transferohet në asnjë institucion (ajo e ka vetë dhe e ushtron në mënyrë të drejtpërdrejtë) dhe vullneti i saj është diçka solide dhe e pandashme. Vullneti i përgjithshëm dëshiron gjithmonë të mirën dhe kurrë të keqen, ai zotëron dijen e plotë. Ligji është vendim i vullnetit të përgjithshëm, e drejta është vendim i vullnetit të përgjithshëm dhe legjislatori, autoriteti apo drejtuesi kanë rol vetëm të propozojnë ose të udhërrëfejnë, thotë Rusoi.

Për “Foltoren” dhe ndjekësit e saj, vullneti i përgjithshëm nuk gabon kurrë, do vetëm të mirën, zotëron dijen e plotë është autori i ligjit dhe i të drejtës… Është kjo mënyrë ekstremisht e majtë e kuptimit të së drejtës që e bën “Foltoren” të thotë se ka vendosur kuvendi i dhjetorit, zgjedhjet e 6 marsit dhe anëtarësia se kujt i takon drejtimi i PD-së. Është ky imanentizim, është ky materializim dhe internalizim i konceptit për të drejtën që e shtyn “Foltoren” të thotë se gjykata nuk ka ç’të vendosë, Gjykata nuk ka të drejtë të vendosë, ne e kemi partinë, ne kemi legjitimitetin.

Që në fillim ky koncept u kritikua ashpër nga Hegel dhe Constant, të cilët e quajtën atë një koncept që do të çojë në justifikimin e “mbretërisë së terrorit”. Më vonë, Jacob Talmon dhe Bertrand Russel thanë se kjo doktrinë kërkon të identifikojë liderin me popullin dhe të gjejë një mënyrë t’i japë atij pushtet të plotë. Isaiah Berlin tha se ky është thjesht justifikim për shkatërrim të lirive dhe të së drejtës duke u dhënë pushtet për të bërë këtë gjë liderëve. Shkurt, kjo qasje është zemra që pompon gjakun ideologjik tek e majta dhe çdo formë tjetër komunizmi.

“Foltorja” le të marrë PD-në, madje të marrë dhe çdo parti tjetër, “Foltorja” le të marrë pushtetin qeverisës në Shqipëri, madje edhe në Ballkan (madje inshallah e merr), por nuk duhet të shkatërrojë konceptet e së djathtës mbi të drejtën. Parimet që udhëheqin dhe përbëjnë të djathtën nuk mund të jenë objekt tregtie dhe përfitimesh, nuk mund të jenë objekt lojërash për të marrë një parti. Shqipëria ka vuajtur në mënyrë të tmerrshme nga komunizmi, nga krimet, nga degradimi i lirive njerëzore vetëm se pse e drejta u pa në kuptimin e mësipërm. Një parti është diçka e përkohshme, një pushtet është diçka e përkohshme, parimet dhe vlerat morale janë të përjetshme.

Të paktën për të djathtët parimet dhe vlerat morale janë diçka e përjetshme, sepse ato kanë burim transcendental dhe nuk imunizohen apo përdoren për lojëra të ulëta pushteti. Nuk është puna fare se kush ka PD-në, kjo është gjëja më e fundit në botë që ka interes në kuptimin e gjerë. Çështja është se gjykata duhet të vendosë mbi të drejtën, mbi atë të drejtë që mund të jetë edhe vetëm në anën e një njeriu. Lordi Acton, një piketë themeltare e mendimit konservator, thotë se “vullneti i shumicës nuk e bën dot të padrejtën të drejtë”. Tek ne nga që Foltorja ka mbi një e vit e gjysmë që flet dhe bërtet me tersëllimë, me sharje dhe fyerje, me leva dhe tulla, që e ka kthyer fjalën “shumicë” në objekt adhurimi si lisin e madh pagan ku shkonin dhe kryenin rite idhujtarie paganët, nga që Foltorja nuk ka lënë natë dhe ditë pa pushtuar televizoinet me këtë adhurim për fjalën “shumicë” është krijuar ideja se Foltorja jo vetëm ka shumicën por “shumica” është jo thjesht e drejta por edhe hyjnorja. Kjo është kuptimi më komunist dhe më i pandershëm në botë për të drejtën.

Therefore, "Foltorja", if it has any connection with the right, should first ask about the right. Peoples have survived, suffered or been crushed by the way they understand the right and by the way they pretend to take a party. The party is the means, the principles the goal. Therefore, the trial for the leadership of the DP is not a trial for the leadership of the DP, but it is in fact a final trial if we will have something right-wing, anti-communist, conservative based on permanent and universal values ​​such as right or we will have a thing that is guided by other principles founded on the temporal, anger, rage, lust for power, violence and "the majority".

Happening now...

ideas

Alfa recipes

services

  • POLICE129
  • STREET POLICE126
  • AMBULANCE112
  • FIREFIGHTER128