Qeveria Kurti ra sot!

1. Albin Kurti i përdori edhe ushtarët e KFOR-it për t'u flijuar për egon e tij të sëmurë.
Derisa policë e ushtarë përballeshin me dhunën e bandave serbe, dhe të shtrirë në asfalt i lidhnin plagët, kryeministri Kurti pinte birra në Pejë.
A ka simptomë më të rëndë se kjo, që tregon për gjendjen e një kryeministri, pa ndjenja, që freskohet me birra derisa policë e ushtarë digjen në flakë.
2. Albin Kurti është bashkëfajtor për sulmin e bandave serbe ndaj ushtarëve të KFOR-it.
Ai do bum.
Do gjak.
Do luftë..ku për të vdesin të tjerët.
Ai mendon se ushtarët nuk duhet të rrinë kot, duhet ta arsyetojnë rrogën e tyre...!
Me gjak gjjthmonë e ka 'përtrirë' partinë e tij!
- Kësaj radhe, bota e pa se çfarë hataje do ta bënte sikur ky të kishte ushtri.
3. Aq shumë e ka motivuar Lëvizjen e tij kundër Amerikës, të cilën me urrjetje të madhe e quante 'Amelikë', sa që dy mjeranët e tij (kryetarët e komunave veriore) me indiferencë superiore refuzuan ftesën për takim të ambasadorit amerikan.
Kush është këtu superfuqia!
Ai që është Amerikë, apo ai që e refuzon Amerikën!
- Në çmendinë je i lirë ta konsiderosh veten 'njeriu më i fuqishëm në botë'!
A e kuptoni çka do të thotë për neve që njëfarë Atiči e refuzon Amerikën në emrin tonë! !
4. Albin Kurti e di se Kosova pa mbrojtjen amerikane nuk mund të ekzistojë.
Prandaj, gjithmonë e ka mohuar shtetin e Kosovës, derisa e ka marrë në dorë që ta zhbëjë me duart e veta.
5. Ky sillet sikur e ka personale me Amerikën.
Sikur Amerika po e pengon madhështinë e tij.
Ky dhe Amerika.
A kupton shqip?
Jo Kosova dhe Amerika.
Por, ky do që të thuhet se 'Amerika u hidhërua me Albin Kurtin'.
Këtë do Albin Kurti, një armik të madh që ta bëj të ndjehet 'më i madhi' i të gjitha kohëve!
6. Asnjë superfuqi botërore nuk e injoron Amerikën.
Ghithkujt Amerika i duket e madhe, superfuqia e botës, përveç Albin Kurtit e Vjosa Osmanit.
Ata i tregojnë Amerikës se si duhet të sillet dhe çfarë duhet të thotë.
As Rusia as Irani...askush në botë nuk e injoron Amerikën, përveç Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.
7. Albin Kurti në emrin e Kosovës i refuzon këshillat zyrtare të Amerikës.
Dhe jo veç që i refuzon, por edhe tallet me ta.
Kjo tallja e tij serike dhe cinizmi i neveritshëm me perendimin, e ka nervozuar Amerikën.
Amerika e sanksionoi Kosovën, duke e përjashtuar nga 'Defender Europe'.
Tha se më nuk ka disponim të merret me një idiot që luan me zjarr, me ymyd që zjarrin ia shuan KFOR-i
Por, ta sanksionosh Kosovën për Albin Kurtin - nuk më pëlqen.
Qeveria e Kosovës mund të trajtohet si luftënxitëse, armike e paqes, provokatore...duhet të sanksionohet Albin Kurti drejtpërdrejt, sepse ai e ka vendin në Listën e Zezë të Amerikës.
8. Presidentja Osmani është e magjepsur me Albin Kurtin aq shumë, sa që po e jep Amerikën për të.
E burri i saj, bisbiq, e shfrytëzon uniformën e ushtrisë inekzistente për t'u ndjerë burrë në paqe.
Më i mjerë se ai është veç Faton Peci, i cili zgërdhihej në Leposaviç me kryetarin e ri, dhe e quante 'Sherifi i ri në qytet'...
E kryetari shqiptar i serbëve, i frustruar e i ngazëlllyer shkoi në zyren e komunës dhe bujti atje...prej tutës!
9. Nuk e di unë çka thithin paramilitarët e Albin Kurtit që po ia tregojnë Amerikës vendin.
P.S. 'Libri i proverbave' thotë se s'ka armik më të madh në jetë se sa arroganca dhe vetëbesimi i tepruar.
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
Teatri që fsheh prapaskenën
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
