“Shokët e klasës i bënë fletë-rrufe se nuk ia varja”, shkrimtarja rrëfen vitet e vështira: Kisha me qindra

Shkrimtarja Vera Bekteshi ka rrëfyer në “Opinion” se ka rënë dhe vetë pre e fletë-rrufeve në kohën e komunizmit. Këto të fundit ishin letra të mëdha që afishoheshin zakonisht në mur apo trungje pemësh dhe ‘shënjestronin’ persona të caktuar duke i akuzuar për shkelje të normave.
Bekteshi thotë se në fakt gjëja e vetme që ajo kishte bërë ishte se vishej si europiane, por gjithsesi pa e tepruar. Spartak Ngjela shtoi se kjo nuk ishte arsyeja e vërtetë në fakt, pasi sipas tij ata që i përgatisnin fletë-rrufetë Verës ishin djem që ajo i kishte refuzuar dhe e bënin një gjë të tillë në formë hakmarrjeje.
Vera Bekteshi: Fletërrufeja për pamjen e jashtme, si evropiane!
Spartak Ngjela: Një shok i yt ta ka bërë, i ngushtë…
Vera Bekteshi: Po e di mo e di, nuk do e them se kush…
Spartak Ngjela: Jo po që ta dish, memorien e kam…
Vera Bekteshi: Ditën që unë kam shkuar në fakultet, viti i 3-të kam qenë me këtë fustan dhe këto flokë. Ka ndonjë tepri?!
-Me normën e komunizmit?
Vera Bekteshi: Po pra.
-Dukesh si priftëreshë katolike, edhe mund të haje më shumë.
Spartak Ngjela: Ka një gjë që nuk do ta tregojë ajo. Shumica ishin ata që i kishte refuzuar kjo se ishte femër e nivelit të lartë
(Vera Bekteshi qesh)
-Kishin xhelozi?
Spartak Ngjela: Refuzim more, hakmarrje!
-Shokët e klasës i bëjnë fletë-rrufe një vajze sepse ajo nuk ua varte, një histori tipike!
Vera Bekteshi: Pamja ime ishte evropiane, flokët e verdha, e gjatë e hollë. Nuk i kisha të shkurtra, por normal. Fletë-rrufeja qëndroi 4 muaj, kisha me qindra. Mendoj se kishte një porosi./tvklan.al
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
Teatri që fsheh prapaskenën
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
