“Kam ardhur nga Belgjika të heq Ramën dhe Berishën nga politika”/ Protestuesi në Sheshin Skënderbej: Janë kancer dhe sëmundje që po falimentojnë Shqipërinë

Një prej qytetarëve që i është bashkuar protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Sheshin Skënderbej ka deklaruar se ka ardhur në Tiranë me kërkesën për largimin e Edi Ramës dhe Sali Berishës nga politika. Në një prononcim gjatë protestës, ai i cilësoi të dy si një problem për vendin, ndërsa tha se Shqipëria duhet të shkëputet nga e kaluara komuniste dhe të vendosë përgjegjësit para drejtësisë.
Protestuesi shprehu keqardhjen për gjendjen aktuale të vendit, duke e përshkruar situatën si një rrëmujë.
“Kam ardhur të heq Ramën dhe Berishën nga politika. Kancer dhe sëmundje e madhe. Po nuk dolëm nga ajo guaskë komuniste, Shqipëria do të falimentojë. Unë jam themeluesi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, jam organizator i 20 shkurtit 1991. Fatkeqësisht nuk arritëm të pushkatojmë Byronë Politike atëherë, por sot është koha që këta tani të dalin para drejtësisë. Na dhemb zemra si është Shqipëria sot, është rrëmujë”, u shpreh ai.
Po ndodh...
ide
Why does it always have to be "Lulzim Basha too"?
No one is above the Law!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


