Gjigantët e Europës në garë për sulmuesin që para shtatorit ishte anonim

2026-11-27 23:51:00 / SPORT ALFA PRESS

Gjigantët e Europës në garë për sulmuesin që para

Interi, Napoli, Juventusi, Arsenali, Barcelona, Liverpooli, Tottenhami, Sunderland, Brentfordi dhe Borussia Dortmundi: janë në listën e gjatë që kërkojnë shërbimet e sulmuesit që deri para pak javësh ishte thuajse anonim. 

Gustavo Varela është kthyer në një nga emrat më të kërkuar të merkatos europiane, pas paraqitjeve mbresëlënëse me fanellën e Monzës. Sulmuesi 21-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha të kontinentit, ndërsa Interi, Napoli, Juventusi dhe disa skuadra të Premier League po ndjekin nga afër zhvillimin e tij.

Statistikat e tij këtë sezon janë mbresëlënëse. Varela ka shënuar 11 gola në 11 ndeshje në Serie A, ndërsa në të gjitha kompeticionet ka realizuar 13 gola në 12 paraqitje. Vetëm në ndeshjen e fundit ndaj Fiorentinës, të fituar 3-0 nga Monza, portugezi realizoi dy herë, duke konfirmuar formën e shkëlqyer.

Interesi për të është konfirmuar edhe nga presidenti i Interit, Beppe Marotta, i cili pranoi se klubi zikaltër po e monitoron futbollistin, por theksoi se nuk është i vetmi që e kërkon.

Monza e afroi Varelan nga Benfica gjatë verës dhe i ka siguruar një kontratë deri në vitin 2030. Sipas raportimeve në mediat italiane, klubi mund të kërkojë rreth 40-50 milionë euro për kartonin e tij.

Po ndodh...

ide