Derbi i takon Partizanit, të kuqtë mundin Dinamon

2026-11-27 21:12:00 / SPORT ALFA PRESS
Derbi i takon Partizanit, të kuqtë mundin Dinamon

Partizani ka fituar me rezultatin e thellë 4-1 ndaj Dinamos, në një derbi të dominuar nga të kuqtë, të  cilët dhuruan spektakël.

Murataj zhbllokoi rezultatin në minutën e 33-të, ndërsa Aliu dyfishoi shifrat në minutën e 56-të. Fadairo realizoi golin e tretë në minutën e 72-të, duke vulosur fitoren e Partizanit.

Dinamo reagoi me Nani, i cili shënoi në minutën e 83-të, por Skuka riktheu diferencën prej tre golash vetëm dy minuta më vonë, duke vulosur shifrat përfundimtare 4-1.

Një fitore bindëse për Partizanin, që merr tri pikë të rëndësishme në derbin ndaj Dinamos.

 

 

Po ndodh...

ide