Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin Levan-Mbrostar

2026-11-27 22:18:00 / AKTUALITET ALFA PRESS
Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin

Një kamionçinë është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në bypassin e Fierit, në aksin Levan-Mbrostar.

Mësohet se në automjet ndodhej vetëm drejtuesi, i cili ka arritur të dalë në kohë nga mjeti sapo ka konstatuar praninë e flakëve, duke shmangur rrezikun për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e incidentit.

 

 

Po ndodh...

ide