Izraeli drejt një qeverie të re? Eisenkot akuzon partinë Likud për bllokim të negociatave, kanë mbetur vetëm 8 ditë
Kreu i partisë Yashar, Gadi Eisenkot, po përpiqet të formojë një qeveri të re në Izrael, ndërsa kanë mbetur vetëm tetë ditë nga afati i mandatit të tij.
Ai akuzon partinë Likud për zvarritje të qëllimshme të negociatave dhe mungesë vullneti për kompromis, duke paralajmëruar se nuk do të kërkojë zgjatje të mandatit nga presidenti Isaac Herzog.
Eisenkot ka bërë të ditur se po vijon bisedimet me partinë Yisrael Beiteinu dhe Demokratët, ndërsa synon të arrijë një marrëveshje edhe me partinë e Naftali Bennett. Megjithatë, negociatat me Likud mbeten të bllokuara, pavarësisht pesë takimeve të zhvilluara gjatë dy javëve të fundit.
Përplasjet kryesore lidhen me rotacionin e kryeministrit, rekrutimin ushtarak, krijimin e një komisioni shtetëror hetimor për sulmin e 7 tetorit 2023 dhe reformën në drejtësi.
Eisenkot deklaron se synon të shfrytëzojë plotësisht tetë ditët e mbetura për të siguruar një marrëveshje dhe për të formuar qeverinë e re, duke theksuar se bashkëpunimi politik duhet të bazohet në vlera dhe kompromise konkrete, jo në marrëveshje formale.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


