
Kurti: Vuçiç e refuzoi ofertën time bujare për Asociacionin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç e ka refuzuar ofertën e tij për vetëmenaxhim të serbëve të Kosovës pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 shkurtit në Bruksel dhe para se të refuzojë Aneksin e propozuar në Ohër. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në 'Tëitter', Kurti ka shtruar disa pyetje me nota humori nëse është Vuçiç një “Doktor Jo apo Zotëri Jo”(nga Rusishtja Nyet, )”?, teksa ka theksuar se të paktën e di se nuk është mjek.
Nyet (“Z. Jo”) ose “Grim Grom”, është edhe referencë për Andrei Gromiko, për shkak të përdorimit të shpeshtë të vetos sovjetike në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
“Pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe para se të refuzonte përsëri nënshkrimin e saj me Aneksin e 18 Marsit, presidenti i Serbisë refuzoi ofertën time bujare të vetëmenaxhimit për serbët e Kosovës në një asociacion që unë do ta hartoja dhe propozoja. A është ai Dr. Jo apo z. Nyet? E dimë që ai nuk është mjek”, ka shkruar Kurti.
ideas


Si do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër

Trimat mediatik ndaj Lul Bashës
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128