Zyrtari ukrainas publikon foton e Putinit në tre versione dhe ngre dyshime të forta

2023-03-20 16:15:54 / KOSOVA ALFA PRESS

Zyrtari ukrainas publikon foton e Putinit në tre versione dhe ngre dyshime

Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrit të Brendshëm ukrainas ka publikuar një fotografi në të cilën shfaqet “Putini në tri versione”.

Në këtë drejtim ai ka ngritur dilemat nëse ai që vizitoi të dielën Mariupolin në Ukrainë, ishte me të vërtetë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

“Cili mendoni se është i vërteti?”, ka shkruar Gerashchenko në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Twitter.

Dhe sigurisht ka pasur komente të shumta me njërin prej tyre që thoshte se

“Putini definitivisht nuk shkoi në Mariupol”.

Zyrtari ukrainas publikon foton e Putinit në tre versione dhe ngre dyshime

Udhëtimi i Putinit në Mariupol ishte i pari në territorin e pushtuar që nga fillimi i agresionit vitin e kaluar.

Ai erdhi pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë lëshoi një urdhër arresti për presidentin rus.

Mariupol u rrafshua me tokën kur u pushtua nga Rusia në ditët e para të luftës.

Popullsia e saj tani është vetëm një e dhjeta e asaj që ishte para konfliktit, kanë thënë ukrainasit.

ideas

Alfa recipes

services

  • POLICE129
  • STREET POLICE126
  • AMBULANCE112
  • FIREFIGHTER128