The Battle of Stalingrad, the most brutal battle of World War II

The Battle of Stalingrad defines the fighting between German and Soviet offensive forces from August 1942 to February 1943.
As one of the bloodiest battles of World War II, Stalingrad saw the loss of approximately 200,000 Axis soldiers and approximately 1,100,000 Soviet casualties.
After this battle, the Red Army advanced without retreating to Berlin. The generals who took over the leadership of the Soviet army were Georgi Zhukov and Alexander Vasiljevski.
Adolf Hitler as the leader of Germany assigned Frederick Paulus the task of defeating Stalingrad.
Stalingradi (Vollgogradi i sotëm) ishte një qytet i madh i zhvilluar si në industri ashtu edhe në hekurudha. Rëndësia e tij më e madhe qëndronte në faktin se Stalingradi ishte një pikë strategjike për të depërtuar në vendet e pasura me minerale të Kaukazit.
Nga ana tjetër Josif Stalin caktoi dy gjeneralët e tij më të mirë Georgi Zhukovin dhe Aleksandër Vasiljevskin në mbrojtjen e qytetit.
Strategjia e tyre konsistonte në krijimin e një xhepi (rrethimi) të trupave gjermane, brenda vetë qytetit.
Qyteti u bombardua masivisht nga forcat ajrore gjermane. Por kaq larg mund të shkonin ata.
Për më tepër njësia e tankeve gjermane qëndroi pasive në luftime pa pasur mundësi të avanconin më në brendësi të qytetit. Beteja ndoqi luftime guerrilase dhe ofensivat e kundër ofensivat ndoqën njëra tjetrën.
Me kalimin e kohës në Stalingrad trupat gjermane po sfiliteshin nga luftimet e mundimshme, ndërkohë që nga ana tjetër e lumit Vollga partizanë dhe rekrutë të rinj mbërrinin për t’iu shtuar ushtrisë së kuqe.
Një problem tjetër për trupat gjermane ishin edhe furnizimet e nevojshme që duheshin për luftimet, ndërsa forcat sovjetike jo vetëm që përdornin potencialin e tyre, por merrnin ndihmë edhe nga aleati i tyre ShBA.
Në të tilla kushte sovjetikët i kishin të gjitha mundësitë për të lëshuar një kundër-ofensivë efektive në nëntor të vitit 1942, e cila u emërua Operacioni Urani.
Gjerësia e territorit për tu mbrojtur, detyroi gjermanët të mobilizonin trupat e Rumanisë, Italisë dhe disa aleatëve të tjerë të boshtit.
Trupat e vendosura pranë lumit Don, duhej të mbronin furnizimet për trupat gjermane në Stalingrad.
Ushtria e Kuqe, sulmoi garnizonet Italiane (të keq pajisur dhe të keq trajnuar) dhe të çdo fuqie tjetër armike duke i shpartalluar ata.
Me rënien e ushtrive mbrojtëse nga anët, sovjetikët arritën të mbyllnin xhepin (rrethimin) e armatës Wehrmacht në Stalingrad.
Armata e gjashtë e Wehrmacht dhe Njësia e Katërt e Panzerave ndodhej e rrethuar.
Ndaj kërkesave të vazhdueshme të Frederik Paulusit për të bërë një përpjekje për të thyer xhepin e për tu tërhequr, Hitleri iu përgjigj jo.
Furnizimet u premtuan se do të vinin nga ajri por një gjë e tillë nuk u realizua dot.
Sovjetikët kishin bllokuar rrugët dhe sulmonin avionët furnizues të Luftwaffe-s.
Një përpjekje e re u bë për të dërguar ndihma për ushtrinë e mbetur në rrethim.
Von Manstein do të formonte një batalion modest me ushtarë gjermanë, me qëllim për të shkuar në ndihmë ushtrisë që kishte ngecur në Stalingrad. Por ai do të afrohej vetëm 50 kilometra me ushtrinë e mbetur në brendësi të Stalingradit.
Trupat gjermane morën goditjen përfundimtare më 26 janar 1943 kur forcat sovjetik, ndanë forcat gjermane në dy grupe.
Në fund të janarit të vitit 1943, Paulus heq dorë nga luftimet dhe më 2 shkurt trupat gjermane i dorëzohen ushtrisë së kuqe.
91 000 ushtarë Gjerman dhe 22 gjeneralë, do të binin në duart e Sovjetikëve.
Kjo do të ishte lufta më e madhe në të gjithë historinë, si në shpenzime, ashtu edhe në humbje njerëzore.
Mendohet se Gjermanët humbën rreth 850 000 ushtarë (të vrarë dhe të dorëzuar – edhe pse mungon referenca ndaj shifra është e diskutueshme).
Konkluzioni
Si përfundim, Beteja e Stalingradit ishte një ngjarje vendimtare në Luftën e Dytë Botërore.
Ishte padyshim beteja më brutale e luftës dhe rezultoi në miliona të vdekur.
Për më tepër, ajo përfaqësoi një pikë kthese në konflikt, me Gjermaninë që u mund vazhdimisht më pas.
Për të gjitha këto arsye dhe jo vetëm, ajo e meriton vendin e saj në histori./Alfapress.al
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
Teatri që fsheh prapaskenën
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
