Këto ishin incidentet më të frikshëm të luftës së ftohtë

2023-02-08 18:17:57 / AKTUALITET ALFA PRESS

Këto ishin incidentet më të frikshëm të luftës

Afro pesëdhjetë e dy vjet më parë, në tetor të vitit 1962, SHBA dhe BRSS iu afruan pragut të luftës bërthamore gjatë asaj që është bërë e njohur si Kriza e Raketave Kubane. Mund të jetë shembulli më i famshëm, por kriza nuk ka qenë e vetmja herë kur Lufta e Ftohtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik gati u “nxeh”.

Dy kombe mbetën të bllokuara në vendnumëro për 30 vitet e ardhshëm, dhe tensioni shpesh shënonte momente të terrorit absolut, kur dështimet e pajisjeve, misionet e dështuar të spiunëve, lojërat e luftës dhe keqkuptime të tjera gati sa nuk sollën përplasjen bërthamore. Më poshtë, do të gjeni pesë incidente që shënuan momente kur Shtetet e Bashkuara dhe Rusia arritën rrezikshëm pranë fillimit të luftës së tretë botërore.

1. Nje tjetër incident i avionit Spiun U-2
Më 27 tetor, 1962 teksa Kriza e Raketave Kubane kishte arritur pikën e saj “të vlimit”, një aeroplan amerikan U-2 spiun u ngrit nga Alaska, në udhëtim për një mision rutinë zbulues pranë Polit të Veriut. Pilotit Charles Maultsby i është dashur të përdorë navigacion qiellor për të gjetur rrugën, por në gjysmë të rrugës pamja në qiellin e natës iu errësua nga shkëlqimi i aurora borealis, ose “dritave të veriut.” Duke mos patur shënjues pamorë që ta udhëzonin, Maultsby shpejt doli larg nga kursi dhe pa dashje kaloi kufirin me Bashkimin Sovjetik. Për arsye se situata në Kubë ende ishte shumë delikate, udhëtimi aksidental i Maultsby-it sillte pasoja ndoshta katastrofike. Të shqetësuar se U2-shi mund të ishte bombardues bërthamor, Sovjetikët vunë menjëherë në lëvizje disa aeroplanë luftarakë MiG dhe i dërguan ata me kurs për të shkatërruar avionin ndërhyrës. Forca Ajrore u përgjigj duke dërguar dy F-102-sh luftarakë të armatosur me raketa bërthamore, të ruanin rrugës Maultsby-in për ta kthyer në Alaskë. Çdo konfrontim në mes të dy grupeve të avionëve mund të kishte përfunduar potencialisht në luftë, por Maultsby arriti të rrëshqiste U2-shin e tij, i cili kishte kohë që kishte mbetur pa karburant, jashtë hapësirës ajrore sovjetike, para se ai të mund të ishte zbuluar. Duke shmangur fatkeqësinë në të dyja palët, Presidenti John F. Kennedy dhe udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushov do të gjenin një zgjidhje paqësore për krizën e raketave kubane, një ditë më pas.

2. Incidenti i nëndetëses B-59
Po atë ditë, një incident i vogël në bordin e një nëndetëseje sovjetike mund t’i jetë afruar kaq afër luftës bërthamore, sa bota nuk i është afruar ndonjëherë më parë. Më 27 tetor 1962 në kulmin e krizës së raketave kubane, shkatërruesi amerikan USS Beale filloi duke hedhur akuza të rënda mbi nëndetësen bërthamore sovjetike B-59, e cila ishte duke ndejtur në pritë në afërsi të vijës së bllokadës amerikane, përreth Kubës. Akuzat ishin të shtëna paralajmëruese jo-vdekjeprurëse që kishin për qëllim ta detyronin B-59 të dilte në sipërfaqe, por kapiteni i nëndetëses i mori ato për eksploziv të vërtetë. I bindur se ai ishte dëshmitari i hapjes me breshëri të Luftës së III-të Botërore, kapiteni me zemërim urdhëroi njerëzit e tij të armatosin silurin bërthamor dhe të përgatiten për sulm.
Keqkuptimi mund të përfundonte në katastrofë, nëse masat e sigurisë nuk kërkonin që të tre oficerët e lartë të nëndetëses të nënshkruanin për sulmin bërthamor. Kapiteni sovjetik ishte në favor, por Vasili Arkhipov, i dyti në komandën e B-59, refuzoi të japë pëlqimin e tij. Pas qetësoi kapitenin, Arkhipov gjakftohtësisht bindi shokët e tij oficerë për të nxjerrë B-59 në sipërfaqe dhe kërkoi urdhëra të reja nga Moska. Nëndetësja në fund u kthye në Rusi pa incidente, por u deshën mbi 40 vjet para se një histori e plotë e vendimit të Arkhipovit për të shpëtuar jetën doli më në fund në dritë.

3. Anomalia Kompjuterike në 1979 në NORAD
Nga fundi i viteve 1970, si Shtetet e Bashkuara, edhe sovjetikët mbështeteshin në sistemet kompjuterike për të zbuluar sulme të mundshme bërthamore. Por ndërsa teknologjia e re ishte më shumë e sofistikuar, ajo gjithashtu erdhi me një grup të ri të rreziqeve, në formën e alarmeve të rreme dhe anomalive të paisjeve. Ndoshta më i famshmi i këtyre gabimeve ndodhi në Amerikën e Veriut në Komandën Hapësirës së Mbrojtjes Ajrore të Kolorados, ose NORAD. Në mëngjesin e 9 nëntorit 1979, teknikët në vendodhje morën një alarm urgjent, që sovjetikët kishin nisur një breshëri raketash në Amerikën e Veriut. Të bindur se një sulm bërthamor ishte i pashmangshëm, programi për mbrojtjen ajrore të SHBA-se nisi 10 avionë luftarakë, urdhëroi “aeroplanin për kohë të këqia” të presidentit që të ngrihej, dhe paralajmëroi kontrollin e ngritjes të përgatisë raketat e për një sulm shpagues.
Paniku u ul shpejt pasi NORAD konsultoi të dhënat e tij satelitore dhe kuptoi se paralajmërimi bërthamor ishte pak a shumë një alarm i rremë. Pas inspektimit të mëtejshëm, ata zbuluan se një teknik aksidentalisht kishte vënë në veprim një program trajnimi që improvizonte gjoja një sulm sovjetik në Shtetet e Bashkuara. Incidenti dërgoi valë tronditëse përmes komunitetit ndërkombëtar – lideri sovjetik Leonid Brezhnjev madje i shkroi presidentit Xhimi Karter një letër, duke vënë në dukje “rrezikun e madh” të shkaktuar nga gabimi, por kjo nuk ishte hera e fundit që një çështje kompjuteri çoi në një frikë bërthamore. Dështimet e një çipi kompjuterik më vonë do të çojnë në tre alarme të tjera të rreme në NORAD në vitin në vazhdim.

4. Alarmi i rremë Bërthamor i 1983-shit
Më 26 shtator 1983, Nënkolonel Stanislav Petrov ishte në komandë në SERPUKHOV-15, një bunker ku sovjetikët monitoronin sistemet e tyre të zbulimit të bazave satelitore. Pak pas mesnatës, shpërtheu paniku kur një alarm u dëgjua duke sinjalizuar se Shtetet e Bashkuara kishin qëlluar pesë Raketa Interkontinentale Balistike, ose ICBM, drejt Rusisë. Paralajmërimi ishte një alarm i rremë – një nga satelitët i kishte keqinterpretuar njollat e ndritshme të diellit jashtë reve pranë Montana-s si një lëshim rakete – por sovjetikëve, iu duk se Shtetet e Bashkuara kishin filluar një luftë bërthamore.
Protokolli e kërkonte që Serpukhov-15 të raportonte ndonjë shenjë të një lëshimi të raketave komandës së lartë sovjetike, por Petrov kishte një parandjenjë se paralajmërimi ishte një gabim. Ai e dinte se sistemi i ri satelitor ishte i prirur për gabime, dhe ai gjithashtu arsyetoi se çdo goditje bërthamore nga amerikanët do të vinte në formën e qindra raketave, jo vetëm pesë. Me vetëm pak minuta për të marrë një vendim, Petrov zgjodhi të injorojë alarmet paralajmëruese që i binin kambanës dhe raportoi lëshimin si një alarm të rremë – një lëvizje që mund të ketë evituar një holokaust bërthamor. Incidenti mbeti i klasifikuar deri pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, por Petrovi më vonë ka marrë disa çmime humanitare për veprimet e tij të jashtëzakonshme, dhe u nderua edhe nga Kombet e Bashkuara.

5. Ushtrimi i Shigjetarit të aftë 83
Megjithëse nuk ishte i njohur gjerësisht në atë kohë, dokumentet qeveritare jo të klasifikuara kanë shfaqur qysh atëherë që një stërvitje e NATO-s e nëntorit 1983 gati i çoi në zënkë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik. Burimi i keqkuptimit ishte një ushtrim i njohur si Shigjetari i aftë 83, i cili ishte supozuar të improvizonte, gjoja se si një sulm konvencional në Evropë nga Bashkimi Sovjetik në fund do të mund të përballej me një goditje bërthamore të SHBA. Imitimet e tilla nuk ishin të rralla gjatë Luftës së Ftohtë, por misioni i Shigjetarit të aftë ndryshonte nga protokollet e zakonshme, si në qëellimet e tij, dhe në realitet. Në përgatitje për stërvitjen, Shtetet e Bashkuara dërguan përmes ajrit 19,000 trupa në Evropë, ndryshuan statusin e saj të alarmit në DEFCON 1 dhe vunë në lëvizje komanda të caktuara për të alternuar vendndodhjet – të gjitha hapat që në mënyrë tipike do të merreshin vetëm në kohë lufte.

Për sovjetikët, këto manovra përputheshin në mënyrë të përsosur me parashikimet e tyre për mënyrën se si amerikanët do të shtronin rrugën për një ofensivë bërthamore. Ndërsa ata e dinin se një lojë lufte ishte duke u zhvilluar, nga ana tjetër ishin gjithashtu të kujdesshëm se ajo mund të ishte një hile për të mbuluar përgatitjet për një sulm në botën reale. Pa e ditur amerikanët, sovjetikët kishin arritur më shpejt në gatishmëri të lartë dhe kishin bërë gati arsenalin e tyre bërthamor, me disa njësi në Gjermaninë Lindore dhe Poloni, madje kishin përgatitur avionët e tyre luftarakë për fluturim. Ata mbetën të gatshëm për një kundërgoditje deri më 11 nëntor, kur ushtrimi i Shigjetarit të aftë përfundoi pa incidente. Vetëm më vonë NATO dhe Shtetet e Bashkuara e kanë kuptuar se imitimi realist prej tyre i Luftës se III-te Botërore kishte çuar shumë pranë luftës së vërtetë.

ideas

Alfa recipes

services

  • POLICE129
  • STREET POLICE126
  • AMBULANCE112
  • FIREFIGHTER128