Në zyrat e shtetit/ Skandalet më të bujshme të s*ksit në Shqipëri

Skandali i fundit ku protagonist është kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, ka sjellë dhe njëherë në vëmendje të gjithë skandalet që kanë ndodhur në Shqipëri përgjatë gjithë viteve të demokracisë.
Nisur nga kjo Alfapress.al i është rikthyer dhe njëherë rasteve të më të bujshme, duke ju sjell dhe detaje ndoshta të harruara ndër vite.
Viti 2009/ Skandali Pango
Skandali Ylli Pango ishte skandali seksual i nivelit më të lartë në qeveri.
Pango ishte ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në qeverinë ‘Berisha’.
Një video e transmetuar nga Fiks Fare në vitin 2009, tregonte se si ish-ministri- i cili pretendonte se po kërkonte vajza për të përfaqësuar Shqipërinë në panaire botërore – i kërkoi një vajze të zhvishej dhe më pas të kryente marrëdhënie seksuale me të. Video çoi në shkarkimin e menjëhershëm të Pangos nga detyra.
Viti 2011/Skandali Mziu-Shamikuqja
Ish- kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu, u denoncua nga një grua se ai e kishte kërcënuar për heqje nga puna, në rast se nuk i përgjigjej ofertës së tij seksuale. Në vitin 2011, ajo bëri publike edhe sms-të e Mziut në celular duke shkaktuar një zhurmë të madhe mediatike, në atë që u quajt “Skandali Shamikuqja”, sepse ashtu e thërriste Mziu gruan. Ai arriti t’u shpëtonte edhe akuzave të tjera për shpërdorim detyre.
Viti 2014/ Zyrtari pedofil
Historia e Agron Canes, me detyrë në kohën kur ndodhi skandali, sekretar i zyrës së deputetit të PS, Koço Kokodhimës në Sarandë, do të konsiderohej si një histori pedofilie.
Në një video të publikuar në verë të vitit 2014, Cane , 62 vjeç, kërkonte favore seksuale nga një nënë e ve dhe vajza e saj 14-vjeçare. Në video dëgjohet teksa ai thotë: “Vajza ka nevojë për seks. Të çlirohet nga hormone. Po u zgjodha kryetar bashkie, vajza do të gjej një post të mirë”. Në Dhjetor të vitit 2014, gjykata e Sarandës e dënoi me 2 vjet burg për akuzën e ngacmimit seksual dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.
Viti 2014/ Skandal seksual në polici
Një tjetër skandal seksual, u regjistrua në komisariatin e Velipojës, pas historisë së Canes. Shefi i këtij Komisariati, Ernes Paluku, kishte kërkuar favore seksuale ndaj shtetases Rudina M. e cila kishte kërkuar ndihmë tek Paluku, për të denoncuar dhunën e bashkëshortit. Shefi i Komisariatit i premtoi se do t’a mbronte nëse ajo do të bënte seks me të. Të gjitha këto komunikime u zhvilluan në Facebook, të cilat më pas, gruaja tashmë dy-herë e dhunuar, i denoncoi pranë policisë së Shkodrës. Kreu i policisë se Velipojës, u arrestua në flagrancë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm.
Viti 2014/ Kryekomunari që donte seks me zor
Në tetor të 2014-ës, kryetari i komunës së Libonikut në rrethin e Korçës, Petrit Kupe, u akuzua nga një sanitare e shkollës së “Drithasit” se ai e kishte kërcënuar me heqje nga puna, nëse nuk kryente marrëdhënie seksuale. 27-vjeçarja rrëfeu se Kupe kishte tentuar ta kapte me zor në zyrën e tij. Kupe arriti t’i shpëtonte dënimit dhe në një postim në faqen e tij në Facebook të Majit të vitit 2015, ai deklaroi “Organet e drejtësisë vërtetuan deklaratën time për shpifje të ulëta, tendencioze dhe të pavërteta. Ato më tronditën mua, familjen time dhe të gjithë miqtë e mi kudo që janë”
Viti 2015/ Seks&korrupsion në Arsim
Skandali seksual i radhës në vitin 2015, do të përfshinte një grua. Ajo quhet Liza Tabaku dhe është ish-drejtoreshë e Drejtorisë Arsimore të rrethit të Lushnjes. Akuza më e ashpër ndaj ishte për shpërdorim detyre. Tabaku shfrytëzoi postin për t’u pasuruar duke kërkuar deri në 5000 euro për emërime mësuesish, ose për shmangie pushimi nga puna. Por gjatë hetimit, u zbulua se Tabaku ishte përpjekur që të ndërmjetësonte takime seksuale midis burrave të pushtetshëm dhe mësueseve të reja që kërkonin punë. Gjykata e Lushnjës e dënoi ish-drejtoreshën me 9 vjet burg, nën akuzën e keqpërdorimit të detyrës. Momentalisht Tabaku ndodhet në burg.
Viti 2016-Skandali i kryetarit të Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili.
Shukri Xhelili u dënua me 2.8 vite burg për korrupsion dhe jo për shpërdorim.
Ai u lirua nga burgu në vitin 2017 pasi u dënua pas publikimit të video-skandalit, ku kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendi pune.
Viti 2023/ Safet Gjici “thyen” rekord
Skandali Gjici ka ditë që është në qendër të vëmëndjes. Një video ku kryetari i Bashkisë së Kukësit shihet duke kryer marrëdhënie intime me një grua e cila tashmë është identifikuar si Alma. K është bërë virale.
Dy protagonistët e kësaj video tashmë janë arrestuar, Gjici për korrupsion pasiv, ndërsa Alma.K për korrupsion aktiv, pasi ata shihen në video dhe duke negociuar për një tender në lidhje me qentë e rrugës. Procesi në SPAK është në vazhdim dhe pjesa më interesante që pritet që të zbardhet është, se kush e porositi këtë video të fortë dhe për çfarë synimesh/Alfapress.al
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
Teatri që fsheh prapaskenën
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
