''14 Maji është arrest kardiak për demokracinë''/ Basha: Duhet të jemi reflektues, nuk ka më kohë...

2023-06-05 19:32:12 / POLITIKË ALFA PRESS

''14 Maji është arrest kardiak për

Ish kreu i PD ka vazhduar sot takimet me të rinjtë e qytetit të Beratit. Basha tha se 14 maj ishe një arrest kardiak për demokracinë, ndaj sot duhet të reflektojmë dhe të sjellim shpresën, sepse nuk ka më kohë.

Fjala e Bashës 

Kur e nisa kete tur takimesh shkaku, Brenga e parë ishte ajo qe nddhi më 14 Maj. Nuk ishte e papritur, por dimensioni i asaj që ndodhi goditi rëndë demokratët dhe qytetarët.

Sepse ajo është një brengë, një lëndim që në qytete që ka patur projekte dhe ëndrra per ndryshim.

14 Maji eshte arrest kardiak per demokracinë. Problemet e zgjedhjeve, shitblerjet e votës por edhe sepse munguan alternativat, ofertat.

Qytetaret hynë në një process me kokën ulur. 87 në 100 votues për herë të parë nuk morën pjesë në votime, në farsën e demokracisë, të shoqeëuar me darje dhe lodra.

Ndryshe nga Big Brother i prodhuar nga patentate ndërkombëtare, ndërsa Big Brother i Shqiperise u braktis, fatkëqësia e Shqipërisë.
14 maji, numri më i madh i atyre qe folën me bojkot janë të rinjtë. Dhe ky është një mesazh i qartë që ju keni dhënë.

Divorci i politikës me qyterarët, me të vërtetën. Do ta lëmë politikën të rrjedhë si lumi i Osumit, e të marrë përpara gjithcka përfshirë shpresat dhe dëshirat apo do ti vemë digë dhe ta bëjmë që ky ujë të punojë per njerezit, të ndihmojë dhe jo pengojë jetët, të bëhet burim për shpresa.
Që të bëjme këtë të dytën, duhet të lidhem fijet e këputura mes zgjedhesve dhe të zgjedhurve, në parlament, qeveri e kudo. Duhet te jemi reflektues. Nuk ka më kohë