Basha për marrëveshjen e 17 majit: Transparente, u bë me ndërmjetësimin e SHBA!

2023-06-05 20:19:10 / POLITIKË ALFA PRESS

Basha për marrëveshjen e 17 majit: Transparente, u bë me

Lulzim Basha u shpreh gjatë një takimi me të rinjtë se ndërmjetësues ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Basha tha se Sali Berisha dhe figura të tjera në PD, fillimisht e përshëndetën por pastaj e sulmuan për shkak të prishjes së interesave të tyre.

“Marrëveshja e 17 Majit është marrëveshje transparente. Marrëveshja u publikua nga PD dhe PS me të gjitha pikat. U duartrokit në unanimitet.

U përshëndet nga Sali Berisha, Ilir Meta, Jozefina Topalli, Besnik Mustafai. Por pas kësaj marrëveshje disa anëtarë nuk u rikandiduan, nuk ishin kandidatë për deputetë. Në momentin që nuk u rikandiduan, filluan: “Marrëveshja ishte e keqe”, “ishte në kurriz të demokratëve”. Sa kohë ishte në interes të tyre ishin promotorë të marrëveshjes. Kur nuk u rikandiduan filluan t’i binin PD-së. Marrëveshja ishte me ndërmjetësimin e SHBA.

 Ishte ndërmjetësuar nga i dërguari i SHBA. I dërguari tha kush refuzon do ketë pasoja. Edhe sot 6 vite pas marrëveshjes së 17 Majit vazhdojnë me industrinë e baltës dhe gënjeshtrave. E meta ime është se besoj te integriteti njerëzor te këta njerëz. Por këta njerëz janë pa integritet. Nuk ka pasur kurrë një marrëveshje të fshehtë. U publikua që në orën 5”, tha Basha.

 



Happening now...