Gazmend Bardhi e bën veten

2023-06-07 23:49:59 / POLITIKË ALFA PRESS

Gazmend Bardhi e bën veten

Gazmend Bardhi, edhe pse e braktisi mbledhjen e kryesisë që thirri vetë përpara votimit, deklaron se meqenëse nuk ishte aty kur u votua, do të ndërrmarë hapat e tij për të mos njohur vendimet. Kështu Bardhi e ka shpallur veten "mbret" të PD, edhe pse Kryesia është organi më i lartë politik i partisë.

Ai tha në një intervistë me Alba Alishanin se nuk ia imponon dot askush të zbatojë këtë vendim, që pretendon se është në shkelje të statutit.

“Unë do zbatoj statutin e PD, Kryesia merr vendimet e veta, por si sekretar i përgjithshëm unë zbatoj vendimet e partisë dhe statutin e PD, askush as nuk më imponohet dhe as nuk më kthen dot në lolo të interesave të ngushta. Ajo që unë them është se Sekretari i Përgjithshëm do të respektoj statutin. Dje ka ndodhur mbledhja, po zbardhet vendimi, nuk jam njohur me një vendim të zbardhur dhe nuk kam qenë prezent kur është votuar, sapo të njihem, do të ndërmarr të gjitha hapat”, deklaroj ai.