“Ju jeni e keqja banale!” KAOS dhe debat në Kuvend, Balla u përgjigjet akuzave të Berishës: Ngrije kokën Sali, kur të flasësh për PS laje mirë gojën, ti Jozefina mos bëj sikur të dhemb shpirti se…

Seanca e sotme parlametatre është shoqëruar jo me pak debate mes deputetëve. Ku pasi ka marrë fjalën kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka akuzuar deputetët socialist se ata sipas Hannah Arendt, ata janë “e keqja banale” pasi sipas tij i binden urdhërave të Ramaës pa mbajtur përgjegjësi personale për veprimet e tyre.
Ndërkohë që ka përmendur edhe ministrin Gogu si të vetmin e pranishëm në sallë, ky i fundit ka marrë fjalën për replikë nga nënkryetarja e Kuvendit, dhe është shprehur se përkundrazi filozofja të cilën po citonte Berisha, nuk ka patur në mend “llojin” e deputetëve të PS, por ata të PD.
“Do ishte mahnitur vet Hannah Arendt po të dëgjonte këtë fjaslim sepse mnë mëndjen e saj pati shtetarë të cilët e pushtetin e tyre absolut që vranë për të mbrojtur pushtetin e tyre dhe të dilni juve të flisni për banalitetin e së keqes. Mendoj është shembulli më i përgjithshëm i banalitetit të së keqes” është shprehur Gogu.
Teksa Berisha është ngritur përsëri në foltore pavarësisht se nuk i është dhënë fjala dhe ka krijuar një situatë kaotike, teksa edhe deputetë të tjerë të PD janë ngritur në këmbë, dhe disa prej tyre u kanë rënë tavolinave në shenjë proteste. Ndërkohë gjatë fjalës së dytë Berisha ka thënë: “ Të dashur qytetarë dhe qytetare unë fola për të keqen banale për këta që janë këtu (drejtuar deputetëve) Kurse ai që është aty lartë është e keqja radikale, këta janë hakjdutë të pashoqë po ju që i mbroni këta dhe nuk ua tregoni vendin jeni e keqja banale… Ju mbroni Ramën po Rama do u marrë me vete ju, u garantoj, kaq”
Pas tij ka marrë fjalën kryedeputeti Taulant Balla, i cili ka thënë se deklarata e Berishës u drejtohej atyre, pra deputetëve, teksa ka thënë se Sali Berisha duhet të “lajë gojën mirë” para se të flasë për PS.
Balla: "Zotëri, kur ti t’i drejtohesh këtij krahut këtëj duhet ta lash mirë gojën, laje mirë gojën sese edhe për këto që thua…
Tani ti je i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, dhe skemi thënë asgjë më shumë se sa kanë thënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zotrote je i akuzuar për korruosion dhe tani të vish këtu dhe të bësh trë ndershmin të flasësh në emrër të dretësusë, ti që që dy herë në muaj shkon para drejtësisë dhe i merr me libër shpie ata që të kanë vënë para drejtësisë
Ngrije kokën Sali, 100 herë të kthehem prpaa. Të njëjtën gjë.."
Më pas ai ka akuzuar edhe Jozefina Topallin, duke iu drejtuar se në 2021 ajo ka bashkëpunuar me Ps, dhe nuk duhet të “bëjë sikur i dhemb shpirti për Saliun”.
"Ti Jozefinë mos bëj sikur të dhemb shpirtiu për Saliaun, se në 2021 kemi bashkëpunuar bashkë kundër Saliut
Jozefinë historia në këto 20 vjet që jam në parlament, këto rikthime si puna jote janë si ajo para asjaj, thotë Manja
Kështu që Sali laj gojën sa herë përnend ps se ta kemi dhënë përgjigjën shnet e të mira të paçim Tani çohu na sqaro çik atë vendimin e djeshëm do vini te komisini i posaçëm apo jo?"
Happening now...
ideas
Hasimja kërkon të
For the reform parties, the government and the opposition
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128