Kurti e Vuçiç takim në Ohër, Tabaku: Ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Serbisë për të firmosur propozimin franko-gjerman

Deputetja e partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me takimin që zhvillohet sot në Ohër mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe dhe shefit të BE për politikën e Jashtme dhe Siguri Josep Borrell.
Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku u shpreh se nga ky takim priten lajme të mira për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa ka shtuar se presioni ndërkombëtar duhet të jetë mbi Serbinë për të firmosur propozimin europian.
“Nga Ohri sot presim lajm të mirë për dialogun Kosovë -Serbi , ndërsa presioni ndërkombëtar duhet të jetë mbi Serbinë për të firmosur paketën e zgjidhjes Franko-Gjermane. Nuk ka rrugë tjetër veç njohjes së Kosovës & fqinjësisë së mirë në ballkan.
Koha që historia të marrë rrjedhën e duhur!”, ka shkruar Tabaku
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
Teatri që fsheh prapaskenën
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
