Nis seanca për Ballukun në GJKKO, zv.kryeministrja nuk paraqitet! Gazetarja: Vendimi i sotëm mund të vendosë një precedent të ri

2025-12-18 11:49:57 / POLITIKË ALFA PRESS

Nis seanca për Ballukun në GJKKO, zv.kryeministrja nuk paraqitet!

Në Apelin e GJKKO zhvillohet sot seanca për zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe dy vartësit e saj.

Për Balluku Gjykata e Posaçme ka caktuar dy masa sigurie. Për Kreu i ARRSH Gentian Gjylin dhe Erald Elezi është caktuar masa “arrest në shtëpi”

Seanca ka nisur, ndërsa Balluku nuk është  e pranishme dhe po përfaqësohet nga dy avokatë të saj,

Ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë paraqitur personalisht dhe shoqërohen nga avokatët.

 

Happening now...

ideas