“Ergys Agasi, terrorist që ka marrë peng dy njerëz”, Berisha: Njeriu më intim i Edi Ramës, po jeton i qetë dhe me mbrojtjen e shtetit

18 Dhjetor 2025, 11:31 / POLITIKË ALFA PRESS

“Ergys Agasi, terrorist që ka marrë peng dy njerëz”,

Ka përfunduar pas një ore seanca e Parlamentit! Një seancë aspak e zakonshme për mbylljen e punimeve të këtij viti,  kjo pr shkak të kaosit që deputetët demokratë krijuan në sallë. 

Pas flakadanëve të ndezur në sallë, karrigeve dhe mikrofonëve të shkulur, si dhe përleshjeve me gardistët, opozitarë dolën nga salla pasi kryetari i Kuvendit Niko Peleshi përshpejtoi procesin e votimit dhe mbylli seancën.

Shkurtimisht për mediat, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se beteja e opozitës është për mbrojtjen e ligjit, Kushtetutës dhe shtetit ligjor. Ai akuzoi kundërshtarët politikë se veprojnë sipas parimit “vidh dhe ik”, duke e cilësuar këtë si thelbin e qasjes së tyre ndaj pushtetit.

Berisha më tej theksoi se Ergys Agasi, për të cilin është lëshuar një masë sigurie “arrest me burg”, është një person i afërt me kryeministrin Edi Rama.

 “Beteja jonë është për ligjin Kushtetutën shtetin ligjor. Motoja e tyre është vidh dhe ik. Ergys Agasi është njeriu më intim i Edi Ramës. Terrorist me dy pengmarrje dhe jeton i qetë pa asnjë lloj, bilës me mbrojtje shtetërore.  Parlament me ata të cilët zbatojnë moton vidh dhe ik nuk ka dhe nuk mund të ketë. Ligji dhe vetëm ligji duhet të mbizotërojë”, tha Berisha.

 

Po ndodh...