“Do të të bëj atë që nuk të shkon në mendje”/ Përplasje e ashpër mes Nokës dhe Ballës në Kuvend, demokrati: Do të të rrjep si kec!

2 Prill 2026, 15:08 / POLITIKË ALFA PRESS

“Do të të bëj atë që nuk të shkon në

Tensione të forta janë shënuar në Kuvend gjatë një momenti pushimi, ku deputeti i PD-së Flamur Noka është përplasur verbalisht me kreun e grupit të PS-së, Taulant Balla.

Noka i është drejtuar Ballës me tone të ashpra, duke e akuzuar për kërcënime dhe shantazh ndaj deputetëve të opozitës.

“Do të të rrjep si kec. Je ai që kërcënon dhe shantazhon deputetë e opozitës. Do të të bëj atë që as nuk të shkon në mendje,” mësohet të ketë thënë Noka gjatë debatit.

Balliu theksoi se seanca, që kishte filluar në mënyrë normale, u tensionua nga kërcënimet dhe provokimet, duke kërkuar respektimin e rregullores dhe marrjen e masave ndaj Ballës.

“Tani të nderuar, kryetar, ky zotëria këtu çdo seancë vjen me një mision të prishë seancën me provokime. Ka qenë në mëngjes që bën politikë me viktima, duhet të kishte ikur jashtë që herën e fundit. Vazhdon këtu, vjen dhe provokon dhe opozitën dhe familjet atyre që kanë dhënë jetën që këtu të ketë sallë.

Kishim një seancë normale dhe vjen me pafytyrësinë dhe kërcënon një deputet duke i thënë “guxo hy këtu dhe ta tregoj unë”. Çfarë do t’i tregojë ky vemje, le të çohet dhe të na tregojë çfarë do t’i tregonte Elda Hotit po të kalonte aty, dhe të shohë pastaj se çfarë i tregojmë ne atij. Unë kërkoj që të respektohet rregullorja dhe të përjashtohet njeriu që i quan zonjat 0900”, tha Balliu.

Incidenti vjen pas një sërë tensionesh që filluan me debatet për minutën e heshtjes për katër dëshmorët e 2 prillit në Shkodër dhe përshkallëzimin e konflikteve verbale dhe fizike mes deputetëve.

Po ndodh...