Festa për kualifikimin historik në Botëror thuajse u kthye në tragjedi, pjesëtari i stafit pësoi kolaps në fushë nga emocionet

2 Prill 2026, 14:02 / SPORT ALFA PRESS

Festa për kualifikimin historik në Botëror thuajse u kthye

Futbolli dhuron emocione dhe rrallëherë ka emocione më të mëdha se ato që të dhuron ekipi kombëtar. Ndaj edhe festa e kualifikimit historik të Irakut në Botërorin 2026, duke mundur në finale Bolivinë, ka qenë ekzaltuese.

Por emocionet e kësaj arritje mund t’i kishin kushtuar shumë shtrenjtë një prej pjesëtarëve të stafit teknik të Irakut që po festonte në fund të ndeshjes ndaj Bolivisë në Monterrei të Meksikës. Bëhet e ditur se personi, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, ka pësuar kolaps nga emocionet e shumta duke rënë në fushë e alarmuar pjesëtarët e tjerë të ekipit.

Stafi mjekësor i ekipit dhe ai i pranishëm në stadium ia dolën të përmendnin personin në fjalë duke e shoqëruar në spital, ku ai mbetet ende nën vëzhgim për shkak të situatës së tij. Iraku ia doli të kthehej në Kupën e Botës pas 40 viteve mungesë në aktivitetin më të rëndësishëm për ekipe përfaqësuese në botë.

 

Po ndodh...