Roland Bejko: Berisha e shikon Metën si një komerdare politike, do t’i japë trashëgim partinë

2023-03-21 18:08:56 / POLITIKË ALFA PRESS

Roland Bejko: Berisha e shikon Metën si një komerdare politike, do

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Roland Bejko deklaroi se i vetmi person i cili nuk do fitoren e kësaj force politike në zgjedhjet lokale të 14 majit, është ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një intervistë Bejko u shpreh se nëse Berisha do donte që Partia Demokratike të ishte fituese, do ishte i pari që do bashkonte të gjitha forcat opozitare. Sipas Bejkos, Berisha e sheh kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, një komerdare politike dhe shtoi se Partinë Demokratike do ia trashëgojë atij.

“I vetmi njeri që nuk do që t’i fitojë zgjedhjet, pra në të gjithë trupën politike të Partisë Demokratike, është zoti Berisha. Nëse do donte që t’i fitonte zgjedhjet, zoti Berisha do ishte vetë ai i pari i interesuar për t’i fituar ato dhe duhet të bashkonte të gjithë faktorët opozitarë, kudo që janë. Jo që ta merrte Partinë Demokratike dhe ta çonte tek Ilir Meta.

Ai nuk bëri asgjë më shumë sesa vërtetoi ato që ne kemi 1 vit e pak që i themi, që zoti Berisha, Ilir Metën e shikon si një komerdare politike dhe Partinë Demokratike, përfundimisht do e çojë për ta trashëguar Ilir Meta. Zgjidhje tjetër nuk ka”, theksoi ai.