Gjellë me mish dhe mashurka

2023-10-26 07:17:24 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Gjellë me mish dhe mashurka

Janë ndër produktet më të freskëta të stinës e gjenden kudo në treg.

Përbërësit

1 kg mashurka
500 gr mish viçi
2 qepë
3 thelpi hudhër
2 domate
Pak pure domateje
Vaj ulliri
Kripë dhe piper të zi
Majdanoz.

Udhëzimet

Lajmë dhe pastrojmë mashurkat.
I hedhim në ujë të valuar me kripë dhe i ziejmë për 15 minuta. Ndërkohë skuqim mishin me qepën në 3 lugë gjelle vaj ulliri deri sa qepa të zbutet mirë.

Shtojmë hudhrat të grira dhe domaten të grirë në rende.
I lëmë të marrin valë, më pas shtojmë pak pure domateje, kripë, piper të zi.

Shtojmë ujin nga uji e zierë i mashurkave dhe lëmë mishin të ziejë deri sa të ngulet piruri lehtë. Atëherë shtojmë mashurkat.

I lëmë të ziejnë dhe 10-15 minuta së bashku. 2 minutat e fundit shtojmë majdanozin dhe shërbejmë mashurkat e ngrohta.
Ju bëftë mirë!

JShtojmë ujin nga uji e zierë i mashurkave dhe lëmë mishin të ziejë deri sa të ngulet piruri lehtë. Atëherë shtojmë mashurkat.

I lëmë të ziejnë dhe 10-15 minuta së bashku. 2 minutat e fundit shtojmë majdanozin dhe shërbejmë mashurkat e ngrohta.
Ju bëftë mirë!

Happening now...

ideas