Gjoka trajneri i javës, publikohet edhe formacioni më i mirë

Pas përfundimit të javës së 30-të të kampionatit ‘Abissnet Superiore’, trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin dhe teknikun më të mirë të javës.
Në portë qëndron gardiani i FK Bylis, Tony Batista. Mbrojtja përbëhet nga dy lojtarët e Elbasanit, Emiljano Musta në krahun e majtë dhe Sigitas Olberkis në qendër. Arbenit Xhemajli i Egnatias qëndron në krah të Olberkis ndërsa në të djathtë qëndron Arlind Kurti i Laçit.
Mesfusha përbëhet nga tre lojtarët: Ian Soler (KF Tirana) Gjelbrim Taipi (Partizani) dhe Matias Lloci (KF Teuta). Sakaq, në vijën e sulmit rreshtohen tre lojtarët: Saleh Nasr (KF Skënderbeu), Bismark Charles (KF Skënderbeu) dhe Baton Zabërgja (Dinamo City)
Trajneri më i mirë i javës së 30-të është përzgjedhur tekniku i KF Skënderbeut, Ernest Gjoka.
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
Teatri që fsheh prapaskenën
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128

