
Renditja e Superligës/ AF Elbasani 1-1 Dinamo! Partizani 'ngec' në shtëpi, Laçi bën për spital trajnerin

Superliga shqiptare e futbollit mbylli raundin e 30-të. Të dielën e 16 marsit në fushë zbritën gjashtë skuadra, teksa u prodhuan tre barazime. AF Elbasani barazoi 1-1 kundër Dinamos, ndërsa në sfidat e tjera nuk pati gola.
"Shterpësi" në raundin e 30-të, aty ku në pesë përballje u shënuan vetëm shtatë gola dhe pati vetëm një fitues, Skënderbeu që la vendin e fundit.
Në orën 15:00 në "Adush Muça" të Ballshit, Bylis dhe Laçi barazuan 0-0. Në pushimin mes pjesëve trajneri i miqve, Francesco Moriero u transportua në spital pasi u ndje keq dhe mori ndihmë të specializuar. Pas ndeshjes ndihmësi i tij, Endri Bacaj, tha se trajneri është në gjendje të stabilizuar dhe gjithçka e ka pasur nga akumulimi i stresit. "Trajneri ka një problem të vogël shëndetësor, gjendja është stabile. Thjesht stresi. Tani është mirë, në kujdesin e mjekëve", tha Bacaj.
Në "Elbasan Arena" vendasit e AF Elbasanit barazuan 1-1 kundër Dinamos. Miqtë e Ilir Dajës kaluan të parët në avantazh me Gassama Karamba në pjesën e parë, teksa u barazuan nga Emiljano Musta.
Në "Arenën e Demave" Partizani dhe Teuta barazuan 0-0. Pas fitores në Korçë, Partizani iu rikthehet sërish barazimeve dhe e sheh veten në vendin e katërt.
Pas 30 ndeshjeve të luajtura (gjashtë javë nga fundi i sezonit) Egnatia kryeson renditjen me 54 pikë, ndjekur nga Dinamo, Vllaznia dhe Partizani. Në fund Tirana, Skënderbeu dhe Teuta.
Superliga, raundi 30-të:
E shtunë, 15 mars 2025
18:00 Vllaznia 1-2 Skënderbeu
18:00 Egnatia 1-1 Tirana
E diel, 16 mars 2025
15:00 Bylis 0-0 Laçi
18:00 Partizani 0-0 Teuta
18:00 AF Elbasani 1-1 Dinamo
Renditja:

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ideas

Erion Veliaj, editor-in-chief from the cell


Political theater with the SP and DP lists
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128