Tottenham i Contes nuk arrin fitoren, barazon me Southamptonin e vendit të fundit

Gjashtë gola por pa fitues. Sfida mes Southampton dhe Tottenham, dhuroi spektakël teksa u mbyll në barazimin 3-3. Skuadra e drejtuar nga trajneri Antonio Conte ishte e para që kaloi në avantazh teksa ai që hapi llogaritë e takimit ishte Pedro Porro në minutën e 45-të të pjesës së parë. Megjithatë, reagimi i vendasve nuk mungoi teksa rezultati u barazua vetëm një minutë pasi nisi fraksioni i dytë. Ai që shënoi ishte sulmuesi Che Adams.
Reagimi i skuadrës nga Londra erdhi në minutën e 65-të ku pas një kombinimi mes Kulusevskit dhe Kane, ky i fundit realizoi me kokë. 10 minuta më pas, Tottenham realizoi edhe golin e tretë me anë të Perisic dhe u duk sikur sfida u mbyll.
Por, “Shenjtorët” nuk e kishin thënë fjalën e fundit dhe shkurtuan diferencat me anë të Walcott. Fundi i sfidës rezultoi dramatik për Tottenham teksa vendasit barazuan në minutën e 93-të me Ward Prowse që nuk fali nga pika e bardhë. Kështu, skuadrat ndanë nga një pikë me Tottenham që hedh një hap fals për vendin e katërt edhe pse për momentin mbeten pronarë të këtij pozicioni me 49 pikë. Nga ana tjetër, mbetet i fundit me 23 pikë.
Në ndeshjet e tjera, Leeds mori një fitore të madhe me shifrat 2-4 në transfertë ndaj Wolverhampton, Aston Villa mposhti në shtëpi me rezultatin 3-0 Bournemouth ndërsa Brentford barazoi me Leicester 1-1.
-
“Messi e ka ndarë mendjen”/ Zbulohet vendimi që ka marrë
18 Mars, 17:52
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
Teatri që fsheh prapaskenën
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128

