VIDEO/ Incident i pakëndshëm, Leo Mesi shkel fanellën e Barcelonës

2025-03-18 23:21:21 / SPORT ALFA PRESS

VIDEO/ Incident i pakëndshëm, Leo Mesi shkel fanellën e
Diçka jo fort e këndshme ndodhi para ndeshjes mes Inter Majemit dhe Atlanta Junajtid, kur Leo Mesi po dilte në fushë për të kryer nxehmjen.

Një tifoz nga tribuna vendosi t’i hidhte një fanellë të Barcelonës drejt tij, ndërkohë që ylli argjentinas përfundoi duke shkelur fanellë, edhe pse duket se ka qenë një veprim i paqëllimshëm, gjithsesi, këto pamje kanë bërë xhiron e rrjetit.

Ajo që bën më shumë habi është fakti se Mesi nuk e merr mundimin që të kthehet ta ngrejë fanellën, në momentin që shikon ngjyrat e Barcelonës, duke vazhduar rrugën i qetë. Për më tepër shikoni pamjet:

Happening now...