“Komploti u thur te Barcelona”, historia e rrallë para vrasjes së Azem Hajdarit

2023-05-27 19:29:17 / TRENDING ALFA PRESS

“Komploti u thur te Barcelona”, historia e rrallë para vrasjes

Vladimir Zhuli, ose siç shumëkush e njeh si Ladi, prej 30 vitesh punon për t’i shërbyer njerëzve pijen e tyre të preferuar.

Prej shumë vitesh ai ka drejtuar një nga baret më të njohura në Tiranë “Barcelona” pranë Akademisë së Arteve.

Ai tregoi në emisioni Real People se në lokalin e tij janë lidhur shumë çifte e janë pajtuar shumë politikanë. Ladi ndau një histori të rrallë nga lokali i tij i vjetër, që lidhet me vrasjen e Azem Hajdarit në 1998.

“Mua te Barcelona e vjetër më vinin gjithë gardistët. Ndodhi vrasja e Azem Hajdarit. 2 nga ata që ishin autorë të vrasjes sipas këtyre ishin një ditë para aty në lokal, ishin një grup, pinë kafe dhe ikën. I respektova sic bëja me të gjithë klientët. Pasi u vra Azem Hajdari të gjitha faqet e para të gazetave shkruanin: komploti i vrasjes së Azem Hajdarit u thur te lokal Barcelona”, tregoi ai.

Happening now...